Bunk’art hapet sërish në prill, vjen me surpriza të reja dhe një hyrje të re “spektakolare” (Foto)

Publikuar tek: kulture-art, më 16:26 20-03-2016 Bunk’art hapet sërish në prill, vjen me surpriza të reja dhe një hyrje të re “spektakolare” (Foto)

Bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar gjatë diktaturës do të hapet sërish për vizitorët në muajin prill, ndërsa pritet që këtë sezon të ketë edhe surpriza të reja.

Një prej surprizave që nga menaxhuesit e Bunk’art është quajtur si “spektakolare” është hyrja e re për në bunkerin anti-bërthamor, e që mesa duket do të kryhet nga një tunel i gjatë nëntokësor i paekspozuar më parë për publikun.

“Së shpejti ekspozita video-muzeale do të hapet për sezonin e sajë të dytë. Vazhdoni të prenotoni vizitat për shkolla, dhe grupe turistësh me anë të modulit të pranishëm në faqen zyrtare të internetit.

Bunk'art ka mbyllur sezonin e tij të parë në datë 30 dhjetor me më tepër se 60.000 vizitorë. Sezoni i dytë do të hapë sëshpejti me surpriza të reja”, thuhet në njoftim. Bunk'art pritet të hapë dyert për vizitorët në datën 15 prill.

105648.jpg

gw5gw5egwe5gwe5g.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 295 vjetori i vdekjes së Papës shqiptar, Klementit XI
Mehdi Malka, aktori i njohur feston ditëlindjen. I gëzuar mes miqve »
Article Logic
Execution time: 0.031144142150879
array(1) { ["section"]=> string(99) "bunk-art-hapet-serish-ne-prill-vjen-me-surpriza-te-reja-dhe-nje-hyrje-te-re-spektakolare-foto-35574" }