Bunkeri-Magnet/ Bledi Mane merr Eduart Ndocajn dhe përfiton nga rasti për një foto

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:12 09-12-2015 Bunkeri-Magnet/ Bledi Mane merr Eduart Ndocajn dhe përfiton nga rasti për një foto

Bledi Mane mund të jetë nga të paktët personazhe mediatikë që nuk e ka një foto me deputetin Eduart Ndocaj. Edhe ata që s’e kanë bërë publike e kanë një foto me të.

Dhe ja, gazetari ka gjetur një moment për ta marrë deputetin dhe për të bërë një foto në një vend historik, te bunkeri që dje u dogj nga protestuesit e PD-së.

“FOTO LAJM/AS BURRAT DHE AS BUNKERËT NUK I LUAN ASKUSH NGA VENDI! Një kujtim në vend historik me personazh historik. Rilindasi lezhjan Eduart Ndocaj me rilindasin përmetar Bledi Mane...!”, shkruan Mane, i cili me sa duket ka bërë gati edhe titullin për gazetarët…

Por deputeti Ndocaj ka bërë shaka duke thënë se erdhën për të ngrënë pica:

"Pas një dite të lodhshme dhe urisë menduam të kalonim e të hanim këtu një pizza me furri druri, por zjarri dhe pizzat kishin mbaruar.

Fluksi i madh i djeshëm dhe uria e madhe për pushtet bënë që pizzat të mbaronin që dje.

Nuk është bunkieri simbol i regjimit.

Ky është një manipulim i mendjeve të shqiptarëve për të fshehur të këqijat e e mëdha që pati ai sistem me luftën e klasave, me burgosjet, ekzekutimet dhe me prishjen e objekteve të kulteve fetare.

Këto janë simbolet e Regjimit.

Simbole të regjimit janë edhe tentativat për të marrë pushtetin me dhunë e për ta mbajtur me dhunë e deri me gjakderdhje.

Fortikimet ose bunkierët i kanë gjithë bota, Zvicra është plot me bunkiere e ndoshta numrin më të madh të bunkierëve e ka SHBA që në vitet '60 për politikën kundër Luftës së Ftohtë çdo familje amerikane kishte dhe duhet të kishte një strehim të nëndheshëm."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 1.2494869232178
array(1) { ["section"]=> string(87) "bunkeri-magnet-bledi-mane-merr-eduart-ndocajn-dhe-perfiton-nga-rasti-per-nje-foto-27351" }