“Burg 10 vjet për prindërit që braktisin fëmijët”, Tahiri i prerë në konferencë. Ja çfarë tha dhe për ata që u japin lëmoshë në rrugë

Publikuar tek: politike, më 11:49 23-10-2015 “Burg 10 vjet për prindërit që braktisin fëmijët”, Tahiri i prerë në konferencë. Ja çfarë tha dhe për ata që u japin lëmoshë në rrugë Ministri Tahiri gjate konferences

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në Konferencën Kombëtare kundër Trafikimit të Personave ka qenë i prerë kur tha se për të gjithë prindërit që identifikohen në kushtet e braktisjes do të nisë zbatimi i ligjit që parashikon deri në 10 vite heqje lirie.

Tahiri sakaq u ndal edhe te shfrytëzimi i fëmijës për të kërkuar lëmoshë duke e quajtur një gabim dhënien e lëmoshës nga secili prej nesh.

“Jo vetëm Policia e Shtetit, por të gjitha hallkat institucionale, do fillojnë menjëherë të kërkojnë aplikimin rigoroz të të gjithë legjislacionit në fuqi, përfshirë edhe legjislacionin penal, ku parashikohet dënim deri në 10 vjet heqje lirie, për të gjithë prindërit që identifikohen në kushtet e braktisjes së fëmijës.

Dhe nxjerrja, shfrytëzimi i fëmijës më së pari nga prindërit, për të kërkuar lëmoshë në kryqëzim, është sigurisht kusht i nevojshëm për të lejuar pasojat kriminale të braktisjes së fëmijës dhe të shfrytëzimit. Por edhe dhënia lëmoshë nga secili prej nesh është një gabim po kaq i rëndë sepse ushqen këtë sistem të paligjshëm kriminal të trafikimit të fëmijëve”, tha ministri Tahiri.

“Ndaj sado e dhimbshme dhe sado njerëzore të duket dhënia e ca parave një fëmije që të del në kryqëzimin e një rruge apo të del përpara për të kërkuar lëmoshë, është akti thuajse kriminal që bën secili prej nesh për të mbajtur në këmbë një sistem të padukshëm të shfrytëzimit të fëmijëve. Dhe në qoftë se një orë e më parë heqim të gjithë dorë nga ky akt, kemi krijuar kushtet e nevojshme për institucionet, për shoqërinë civile dhe për shoqërinë në tërësi që përfundimisht, të nxjerrë fëmijët nga kjo makineri e shfrytëzimit të prindërve apo të çdo lloj shfrytëzuesi tjetër”, shtoi ministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takohen krerët e qeverisë, Meta këmbëngul për ndryshimet: Impulset e reja duhen gjithmonë. Letrën e KLSH nuk e kam marrë ende
Ndalohet qarkullimi i mjeteve, sheshi “Skënderbej” kthehet në pedonale »
Article Logic
Execution time: 0.025339841842651
array(1) { ["section"]=> string(135) "burg-10-vjet-per-prinderit-qe-braktisin-femijet-tahiri-i-prere-ne-konference-ja-cfare-tha-dhe-per-ata-qe-u-japin-lemoshe-ne-rruge-23805" }