Burgu, terminologji diktatorësh!

Publikuar tek: analiza-komente, më 14:45 10-09-2015 Burgu, terminologji diktatorësh!

Duke marrë shkas nga deklaratat e panumërta të kryeministrit dhe administratës shtetërore në varësi të tij, për promovimin e burgut si e vetmja zgjidhje për një ekonomi funksionale dhe shtet të së drejtës dua të theksoj se sa primitive është kjo “zgjidhje arrogante” për realitetin shqiptar.

Burgu ishte një ndër format më të lashta të dënimit e parashikuar në ligjin më të lashtë në botë, në Kodin e Hamurabit ku me emancipimin shoqëror filloi të zvendësohet me dënimin alternative në funksion të rehabilitimit të të dënuarve dhe progresit shoqëror. Në kohën e diktaturave më të ashpra, një ndër të cilat edhe ajo e vendit tonë ku shqiptarët vuajtën 914.000 vjet burg në 45 vite diktaturë, burgu shihej si mjet shtrengimi dhe mjet propaganda nga ana e diktatorit. Nëpërmjet burgut u eleminuan kundërshtarët politikë e më pas i gjithë sistemi demokratik.

C’po ndodh sot?! Kryeministri i një vendi kandidat për BE, ulëret para televizorëve të qytetarëve me një dhe vetëm një retorikë, BURG. Burg për biznesin e parregullt, burg për punëmarrësin hallexhi, burg për qytetarin debitor, burg edhe për tatimorin sabotator.  Të gjithë kriminologët botërorë janë të mendimit se burgu është alternative e fundit për një kriminel apo kundravajtës, ndërsa në Shqipëri po kthehet në altërnativën e pare për cdo qytetar të pabindur.

Kjo fushatë – aksion do të pajisë gjysmën e shqiptarëve me histori burgu në cv e tyre, do të risë rrezikshmërinë e tyre shoqërore nga kontakti me të burgosurit e tjerë, do të na kushtojë më shumë taksa ne qytetarëve për ta mbajtur me shpenzimet e nevojshme në burg dhe do të prodhojë një krizë të thellë në familjen shqiptare.

Po kush lider europian dhe perëndimor e përdor fjalën burg? Të gjithë janë të përgjegjshëm dhe e dinë efektin negative jo vetëm të përdorimit por edhe të ekzekutimit.Pse në Gjermani, Francë dhe Holandë liderët thonë të zbatohet ligji, ndërsa në Shqipëri lideri thotë të fusim në burg qytetarët?

Kjo retorikë nuk ka asnjë lidhje me shoqëritë demokratike, nuk ka asnjë efekt pozitiv për ekonominë shqiptare dhe asnjë të mirë sociale për qytetarët e këtij vendi. Kush nuk paguan gjobitet, kush nuk kryen detyrën shkarkohet, kush nuk paguan taksat, i mbyllet biznesi dhe falimenton. Kur e gjithë bota mendon dënimet alternative për kundravajtësit dhe kriminelët, kryeministri ynë sheh si alternativë të parë burgun për biznesmenët dhe hallexhinjtë!

Në këtë situatë tragji-komike ku shteti nuk stimulon dot biznesin dhe fajin e ka pronari, ku shteti nuk menaxhon dot energjinë elektrike dhe burgos qytetarin, kemi vetëm një konstatim: Drejt një modeli primitiv të funksionimit të institucioneve kaq të paafta ku burgu shihet si e vetmja zgjidhje për qytetarët e pabindur.

Nga Rigels Xhemollari, Kriminolog

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020771026611328
array(1) { ["section"]=> string(36) "burgu-terminologji-diktatoresh-20460" }