"Burrëria" s'ka brirë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:31 07-02-2015

Kjo është fotoja që po bën xhiron e rrjeteve sociale. "Kukësi ka burra!"
Këtë ka dashur të tregojë faqja "Kukësi jonë" nëpërmjet kësaj fotografie që ka në qendër dy të rinj nga Kukësi.

Nuk duam të ndalemi te origjina e fotos aq sa duan të ndalemi te përmajtja e saj.
Ai i drejton pistoletën ndërsa ajo me duart bashkuar lutet që t'i falë jetën e nga kjo na dilkërka që ai qenkërka burrë.

Ajo çfarë na bën përshtypje është fakti që kjo foto është pëlqyer nga shumë njerëz të cilët, mesa duket, ndajnë të njëjtin mendim, sa i takon burrërisë që ka si etalon këtë pistoletë.

Ne të stafit të newsbomb.al po mendonim për burgun, në fakt. Burgu të bën burrë. Tipa si ky madje, i bën edhe njerëz.

Ndoshta kjo ka nisur si një shaka mes dy a më shumë të rinjve që janë angazhuar të pëcjellin këtë mesazh, por ne nuk na erdhi fare për të qeshur kur e pamë. Mesazhi?! Po, na erdhi. Urojmë që t'u shkojë dhe atyre që duhet t'u shkojë dhe mos shohim më të tillë "burra".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019493103027344
array(1) { ["section"]=> string(24) "burreria-s-ka-brire-2647" }