Burri publikon FOTOT e gruas dhe vajzës së vdekur në arkivol, arsyeja e fortë

Publikuar tek: bota, më 08:04 08-10-2018 Burri publikon FOTOT e gruas dhe vajzës së vdekur në arkivol, arsyeja e fortë

Një baba me zemër të thyer ka publikuar në rrjetet sociale fotot nga ceremonia mortore e bashkëshortes së tij dhe të foshnjës. Gruaja dhe foshnja ende palindur ndërruan jetë në një aksident rrugor në Kaliforni, ku u goditën nga një kampion boksi, i cili besohej të ishte i dehur.

Zach Kincaid publikoi imazhet të realizuara më 26 shtator në shtëpinë e tij gjatë momentit të  funeralit të bashkëshortes së tij Krystil Kincaid, 29 vjeç, dhe vajzën që kishin planifikuar a quanin Avalynn Onix. Ato shfaqen në arkivol.  

"Një shofer i dehur që udhëtonte me shpejtësi të lartë në autostradë shkatërroi familjen time”, shprehet ai.

Për shkak se e shoqja ishte 8 muajshe shtatzënë me të voglën, autori i ngjarjes, 28-vjeçari Marcos Forestal, nuk do të përgjigjet para drejtësisë për vrasjen e vajzës.

“Dënimi maksimal për vrasjen e sime shoqeje dhe time bije është 10 vjet. Në shtetin e Kalifornisë, sipas gjyqtarëve, kjo nuk ishte një vrasje me paramendim, për më tepër, cilësohet aksidentale. Por si mund të jetë ndryshe kur ti je tapë i pirë dhe drejton një automjet? Për më tepër, ai nuk do të dënohet për vrasjen e time bije, e cila më 9 tetor do të vinte në jetë dhe ishte tashmë një fëmijë i formuar më së miri në barkun e së ëmës", shprehet babai i shkatërruar më tej.

4831226-6248531-image-a-24_1538882887002.jpg

 

4831036-6248531-image-a-11_1538879154073.jpg

 

5013381A00000578-6159759-Champion_boxer_Marcos_Forestal_pictured_has_been_charged_with_gr-m-17_1536763968027.jpg

5013382000000578-6159759-Devoted_mother_Krystil_Kincaid_pictured_died_along_with_her_unbo-a-18_1536763974445.jpg

4831044-6248531-image-a-15_1538879199801.jpg

5013380200000578-6159759-Krystil_left_and_her_husband_of_12_years_Zach_right_who_said_mem-m-14_1536762891868.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parlamenti i Iranit miraton ligjin kundër financimit të terrorizmit
Shkon të takojë Meghan Markle, rojet dëbojnë motrën e Dukeshës nga pallati mbrëtëror (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.022194862365723
array(1) { ["section"]=> string(83) "burri-publikon-fotot-e-gruas-dhe-vajzes-se-vdekur-ne-arkivol-arsyeja-e-forte-136981" }