Bushati: Basha tha se ujërat e zeza nuk do derdheshin në Lanë por na ka bërë me turp

Publikuar tek: politike, më 12:49 16-05-2015 Bushati: Basha tha se ujërat e zeza nuk do derdheshin në Lanë por na ka bërë me turp

“Lulzim Basha do të hyjë në historinë e Tiranës për premtimet e pambajtura”, kështu i ka nisur akuzat nga selia e PS, Ervin Bushati.

Sipas Bushatit, Basha premtoi për një Tiranë ndër më të pastrat në Europë por nuk ka bërë asgjë për këtë. Bushati u ndal te premtimi i Bashës për ujërat e zeza që u tha se nuk do derdheshin më në Lanë.

“Premtoi se Tirana do ishte një nga më të pastrat në Europë, se ujërat e zeza nuk do derdheshin në lumin e Lanës. Basha nuk ka thënë më asnjë fjali për impiantin e ujërave të zeza dhe ka lënë Lanën të katandiset në një ambient të pistët që bën me turp jo vetëm qytetarët e tiranës por të gjithë ata që vijnë në këtë qytet”, u shpreh Bushati duke shtuar se më 21 qershor Tirana do të zgjedhë drejtimin e duhur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Lasgushi do zgjidhte Dianën, atij të PD-së do i lëshonte qenin
Rama-korçarëve: Jeni me fat, keni Nikon në qeveri. Raqka i çon projektet, Nikua i firmos »
Article Logic
Execution time: 0.022427797317505
array(1) { ["section"]=> string(89) "bushati-basha-tha-se-ujerat-e-zeza-nuk-do-derdheshin-ne-lane-por-na-ka-bere-me-turp-11303" }