Bushati dhe Fuga përgjigje presidentit për marrëdhëniet institucionale

Publikuar tek: politike, më 15:31 06-02-2015 Bushati dhe Fuga përgjigje presidentit për marrëdhëniet institucionale Faksimile e statusit te ministrit te jashtem dhe drejtorit te komunikimit te qeverise

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjeti një mënyrë tjetër në distancë për të komunikuar me presidentin e Republikës Bujar Nishani, nëpërmjet një statusi të tij në twitter, pas akuzave që kreu i shtetit i bëri në konferencën e sotme për shtyp, lidhur me “fshehjen” e ftesave që vijnë në adresë të kreut të shtetit nga institucione e shoqata të ndryshme në botë. Bushati thotë se këtë gjë nuk e kishte dëgjuar më parë, që një ministër i Jashtëm, nuk e linte presidentin e Republikës të dilte jashtë shtetit.

“Edhe një rekord tjetër. Hera e parë që dëgjojmë një kryetar shteti që ankohet për një ministër, duke pretenduar se nuk e lë me dalë jashtë!” shkruan Bushati në twitter.

Në këtë mënyrë, duket se ka humbur çdo lloj kontakti institucional, kur vetë ministri i Jashtëm i kthen përgjigje presidentit në tëitter.

Ndërkohë në përgjigjet në twitter për presidentin është përfshirë dhe drejtori i Komunikimit pranë kryeministrit Endri Fuga. Duke iu përgjigjur statusit të ministrit të Jashtëm Fuga përgjigjet: Doli për përmbytjet po hallin e kishte gjetkë.

Duket se lufta e ftohtë mes Presidentit dhe institucioneve të qeverisë sapo ka filluar që të bëhet totalisht publike. Deri tani, asnjë prej palëve nuk kishte folur publikisht. Edhe kryeministri vlerësoi se çfarë kishte për t’i thënë presidentit, do t’ia thoshte në komunikimin ballë për ballë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sejko nis punën në BSH, prezantohet nga Meta
Ambasadori Lu takon Berishën: SHBA nuk heton akuzat e Doshit, është çështje e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.022461891174316
array(1) { ["section"]=> string(75) "bushati-dhe-fuga-pergjigje-presidentit-per-marredheniet-institucionale-2553" }