Bushati dhe Gjiknuri në Holandë, takohen me homologët dhe sipërmarrës vendas

Publikuar tek: politike, më 17:16 30-03-2015 Bushati dhe Gjiknuri në Holandë, takohen me homologët dhe sipërmarrës vendas

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i Energjisë Damian Gjiknuri kanë udhëtuar drejt Holandës për tu takuar atje me homologët e tyre dhe biznesmenë të këtij vendi.

Ministrat shqiptarë do të zhvillojnë takime me ministrin e Jashtëm holandez Bert Koenders dhe ministrin e Ekonomisë Henk Kamp, ku do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh. Bushati dhe Gjiknuri do të takohen gjithashtu me deputetë të parlamentit holandez dhe si dhe me sipërmarrës të këtij vendi.

Kujtojmë se Holanda është një prej vende që ka kundërshtuar hapur avancimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në dhjetor të 2013 5 vende të BE-së, të udhëhequra nga Holanda bllokuan dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, për tu votuar më pas në qershor të 2014.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS vendos: Dako rikandidon në Durrës. Subashi: Jam i gatshëm për Fierin
Vasili: Kandidimi i Bojaxhiut tregon se demokracia funksionon, vendimi i PDIU është pozitiv »
Article Logic
Execution time: 0.02406907081604
array(1) { ["section"]=> string(80) "bushati-dhe-gjiknuri-ne-holande-takohen-me-homologet-dhe-sipermarres-vendas-7377" }