Bushati dhe Paloka sulmojnë Ramën: Gojën e zorrën s’e pëdor për atë që duhet. Kryeministri i përgjigjet nga vendi...

Publikuar tek: politike, më 14:11 04-12-2015 Bushati dhe Paloka sulmojnë Ramën: Gojën e zorrën s’e pëdor për atë që duhet. Kryeministri i përgjigjet nga vendi...

Deputetët e PD Helidon Bushati dhe Edi Paloka replikojnë ashpër me kryeministrin Rama. Ndërsa shefi i kabinetit foli gjatë nga foltorja lidhur me buxhetin e vitit 2016, deputeti i Shkodrës e ndërpreu disa herë kryeministrin. Pas tij edhe Paloka replikoi nga vendi duke e cilësuar shefin e kabinetit si “ Ahmadinexhad”. Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjia e shefit të kabinetit.

Rama- Zgjedhje të parakohshme nuk ka meqë ju e shifni në ëndërr.

Rama-Bushatit: Meqë je prej Shkodre pse 2870 familje nuk i kompensove apo të duheshin t’i nxirrje në rrugë për revulucion . Nga përmbytjet në zonën e jugut janë shpërblyer kokë më kokë përçdo dele, për çdo lopë, të gjithë...

(Bushati ndërhyn nga vendi por nuk dëgjohet në mikrofon)

Rama:  Po prit o, më ler të mbaroj ti s’ke respekt për pulat, ndërsa unë duke të parë ty më rritet respekti për pulat . S’ke respekt për pulat, mos bëj si gjel tani.

(Rama lë foltoren, shkon ulet)

Paloka-Ramës:Na je bërë si Ahmadinexhadi 4 orë duke folur se s’di të shpjegojë buxhetin.

Paloka-Metës: Që mos kemi më skena ju  lutem t'i tërhiqni vëmendjen sa herë rrëshkek, batutat e tij janë bërë bajate. Gojën e zorrën që s’e përdor çfarë ja ka dhënë zoti, është ai aty (tregon nga Rama)

Rama-Metës: Më fal një sekondë.

Rama- Palokës: Normalisht kur hidheni përpjetë dhe bëni akuza se dikush ju tha atë që nuk ua tha por ju e merrni me mend ngaqë gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, minimalisht duhet të keni aftësinë që atë që kërkoni nga tjetri ta mishëroni vetë.

Nuk e mora fjalën për të kërkuar ndjesë por mëshirë. Mëshirë për këtë se vura re se ky ka orën që duhet të hajë çorbën, mëshirë për zotërinë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Ju lutem, ju lutem...”, Meta në vështirësi, opozita çohet në këmbë, rrethon Ramën në foltore (FOTOT)
Erion Veliaj: Qytetarët duan të bukurën »
Article Logic
Execution time: 0.035099029541016
array(1) { ["section"]=> string(117) "bushati-dhe-paloka-sulmojne-ramen-gojen-e-zorren-s-e-pedor-per-ate-qe-duhet-kryeministri-i-pergjigjet-nga-vendi-26949" }