Bushati dhe Tahiri në Selanik për refugjatët, takohen me homologët e vendeve fqinje

Publikuar tek: politike, më 15:41 19-04-2016 Bushati dhe Tahiri në Selanik për refugjatët, takohen me homologët e vendeve fqinje

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të marrin pjesë në ministerialin që do të zhvillohet në datat 21 dhe 22 prill në Selanik të Greqisë.

Takimi organizohet nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias dhe në qendër të diskutimeve do të jetë forcimi i bashkëpunimit në përballimin e krizës së refugjatëve.

Pjesë e takimit do të jenë ministrat nga Greqia, Maqedonia dhe Bullgaria.

Më datë 21 prill do të zhvillohet takimi mes ministrave të Jashtëm të 4 vendeve, ndërsa një ditë më vonë do të takohen ministrat e Brendshëm. Në fund të ministerialit do të zhvillohet një konferencë shtypi.

Takimi i Selanikut vjen si përgjigje e Greqisë ndaj takimit të organizuar nga Austria rreth një muaj më parë për krizën e refugjatëve, që solli edhe mbylljen e rrugës Ballkanike. Athina dhe Vjena u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa ambasadori grek në Austri u thërrit për konsultime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Pronat e tjera të perandorisë qeveritare të krimit Shullazi”, sms te Berisha
5 pyetje për Erion Veliajn nga Leonard Olli »
Article Logic
Execution time: 0.010998010635376
array(1) { ["section"]=> string(88) "bushati-dhe-tahiri-ne-selanik-per-refugjatet-takohen-me-homologet-e-vendeve-fqinje-38082" }