Bushati flet për mediat greke: Shqiptarët kudo janë faktor të stabilitetit

Publikuar tek: barometri, më 08:20 04-02-2018 Bushati flet për mediat greke: Shqiptarët kudo janë faktor të stabilitetit

Ditmir Bushati foli ekskluzivisht për Antena tv pak ditë pas përfundimit të takimit të Korçës. Nuk e fshehu “dashurinë” për Greqinë por nuk mohoi as marrëdhënien strategjike me Turqinë. 

“Kam studiuar në Greqi, kam kaluar një vit në Athinë dhe kam kujtime të mira nga Athina.

Kam miq të mirë jo vetëm në politikë, por edhe në shoqërinë civile dhe akademike. Nuk kam studiuar në Turqi, por them se kemi gjithashtu marrëdhënie të mira dhe strategjike me Turqinë”.

Pyetje: në Athinë dhe Shkup po zhvillohen debate ne lidhje me emrin e Maqedonise. Cila eshte pikpamja juaj dhe ke shihni si mundesine me te mundshme te emrit.

Bushati: Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët që të ecin përpara per zgjidhje. Të dy vendet do të përfitojnë nga zgjidhja me kompromis në këtë drejtim dhe mendoj të njëjtën gjë për të gjithë rajonin.  Ne i kushtojmë një kujdes të veçantë kësaj çështjeje pasi atje ka shqiptarë që jetojnë.

Pyetje: Publikime ne vendin tuaj dhe ne vende tjera shpesh i referohen rolit te shqiptareve qe jetojne ne Kosove, Maqedoni dhe ne Greqi. I keni diskutuar keto ceshtje me z.Kotzias dhe cili ka qene perfundimi?

Bushati: Pavarësisht se ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, ata kanë dëshmuar në të kaluarën se janë element vitalë të stabilitetit demokratik dhe perspektivës Euro-Atlantike në rajonin tonë. I vetmi frymëzim që shqiptarët kanë është i lidhur me këtë proces, me integrimet euro-atlantike. Nuk I takon qeverisë shqiptare të flasë për shembull për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës.

Natyrisht, ne do të mirëprisnim dhe kërkjmë njohjen nga Greqia të Kosovës si shtet, sepse ne do ta shihnim këtë si një hap në drejtimin e duhur dhe si një investim për stabilitetin e rajonit tonë (fqinjëve tanë).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.40766596794128
array(1) { ["section"]=> string(80) "bushati-flet-per-mediat-greke-shqiptaret-kudo-jane-faktor-te-stabilitetit-109046" }