Bushati flet për negociatat: BE dha dritën jeshile, pa kushte shtesë

Publikuar tek: barometri, më 08:19 27-06-2018 Bushati flet për negociatat: BE dha dritën jeshile, pa kushte shtesë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur për procesin e hapjes së negociatave nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.

 

 Bushati tha se BE ka dhënë dritën jeshile për fillimin e këtij procesi, ndërsa Shqipërisë i kërkohet veçse konsolidimi i procesit të reformave.

Ai tha se Shqipëria nuk ka asnjë kusht shtesë, ka vetëm një skicim të rrugës së negociatave.

“Bashkimi Europian ka dhënë dritën jeshile për fillimin e këtij procesi. Tani na duhet të konsolidojmë procesin e reformave. Kam dëshirë t’iu ftoj që t’i referohemi qëndrimit zyrtar të BE-së, ku njëzëri thuhet se Këshilli i BE-së i përgjigjet pozitivisht. Shqipëria nuk ka asnjë kusht shtesë, ka vetëm një skicim të rrugës së negociatave”, tha Bushati në emisionin ‘Opinion’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023550033569336
array(1) { ["section"]=> string(73) "bushati-flet-per-negociatat-be-dha-driten-jeshile-pa-kushte-shtese-125859" }