Bushati ftohet në konferencën e Organizatës Islamike, vjet Shqipëria refuzoi pjesëmarrjen

Publikuar tek: politike, më 15:27 16-04-2015 Bushati ftohet në konferencën e Organizatës Islamike, vjet Shqipëria refuzoi pjesëmarrjen Ministri Ditmir Bushati dhe Ambasadori Najib Abdulrahman Al-Bader

Sezoni i 42 i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës Islamike për Bashkëpunim do të zhvillohet më 27-28 maj në Kuvajt dhe një ftesë për të qenë i pranishëm i ka ardhur edhe ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Ftesa e ministrit të Jashtëm të Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah  i është dorëzuar ditën e sotme ministrit Bushati nga ambasadori i këtij vendi në Tiranë, Najib Abdulrahman Al-Bader.

Shqipëria është anëtare e Organizatës Islamike që prej vitit 1992, por vitin e kaluar vendi ynë refuzoi pjesëmarrjen në konferencën e organizuar në Teheran të Iranit. Ndonëse, kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaroi një vit më parë se mospjesëmarrja erdhi si pasojë e mungesës së buxhetit, shkak për të këtë refuzim u bënë kritikat që erdhën nga disa vende të BE-së, kryesisht nga Holanda.

Deputetë të këtij shteti, justifikuan votën e tyre kundër Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të 2014, pikërisht me faktin se Shqipëria është anëtare e kësaj organizate. Gjithashtu, organizimi i konferencës në Teheran, ndikoi jo pak në vendimin përfundimtar të Shqipërisë.

Megjithatë, situata këtë vit duket ndryshe, pasi konferenca zhvillohet në një vend partner të Shqipërisë si Kuvajti, me të cilin vendi ynë gjatë viteve të fundit është munduar maksimalisht që të rrisë bashkëpunimin në shumë fusha, por edhe qendrimi “kapriçoz” i Tiranës ditët e fundit ndaj Brukselit mund të rikthej sërish Shqipërinë në konferencën e Organizatës Islamike.

Kujtojmë se vendi ynë deri para një vit ka qenë një pjesëmarrës i rregullt në këtë organizatë, të rëndësishme për “hapësirën islame” dhe jo vetëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidati i pavarur për Vlorën, Bedinaj: Shqipërinë mund ta bëjmë, por larg politikës
Meta nga selia e PS: Kandidati për Tiranën do të jetë gjithëpërfshirës »
Article Logic
Execution time: 0.025496006011963
array(1) { ["section"]=> string(93) "bushati-ftohet-ne-konferencen-e-organizates-islamike-vjet-shqiperia-refuzoi-pjesemarrjen-8904" }