Bushati-Gentiloni: Brenda vitit mbledhja e përbashkët e qeverive

Publikuar tek: politike, më 17:06 23-01-2015 Bushati-Gentiloni: Brenda vitit mbledhja e përbashkët e qeverive

Bushati ka kërkuar një prani më të madhe të biznesit italian në Shqipëri dhe nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen e pensioneve për qytetarët e dy shteteve

Gjatë vizitës zyrtarë që po zhvillon në Romë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me homologun e tij Paolo Gentiloni, ku kanë diskutuar për çështje me interest ë përbashkët.

Bushati ka kërkuar një prani më të madhe të biznesit italian në Shqipëri dhe nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen e pensioneve për qytetarët e dy shteteve.

“Ka ardhur momenti për një prani me të madhe të biznesit italian në vendin tonë, sidomos për praninë e kompanive të mëdha si dhe për investime italiane në sektorët strategjikë. Ndërkohë, është e nevojshme të mos humbim kohë për të konkretizuar gatishmërinë e qeverisë dhe angazhimin e Kryeministrit Renzi për njohjen e pensioneve si dhe  për zgjidhjen e çështjes së taksës rrugore për auto transportuesit shqiptarë që udhëtojnë drejt Italisë", ka thënë Bushati.

Ministria Gentiloni nga ana e tij ka shprehur gatishmërinë e Italisë për të intensifikuar me tej marrëdhëniet dypalëshe si dhe e njohu Ministrin Bushati me vullnetin për organizimin brenda 1 viti të mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive tona, si një kontribut i veçantë i bashkëpunimit tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Legalizimet/ Rama në Kavajë: Hapim një faqe të re të rilindjes urbane
Takimi Shqipëri-Itali-Serbi, Gentiloni: Mesazh i qartë për Europën »
Article Logic
Execution time: 0.020685911178589
array(1) { ["section"]=> string(68) "bushati-gentiloni-brenda-vitit-mbledhja-e-perbashket-e-qeverive-1302" }