Bushati-Glover: Standardet e zgjedhjeve, provë për demokracinë

Publikuar tek: politike, më 10:03 29-05-2015 Bushati-Glover: Standardet e zgjedhjeve, provë për demokracinë

Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati e ka nisur ditën me një takim mes tij dhe shefes së ODIHR Audrey Glover. Takimi  është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Ministrinë e Jashtme. Në qendër të diskutimeve midis Glover dhe Bushatit kanë qenë zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në Shqipëri më 21 qershor, ku votuesit do të votojnë për 61 kandidatët , të cilët do të drejtojnë njësitë e reja administrative.

Në një postim në Twitter, Bushati shkruan se standartet e zgjedhjeve do të jenë  provë për demokracinë në Shqipëri. Glover do të jetë në krye të vëzhguesve afatgjatë dhe afatshkurtër që do të bëjnë monitorimin e procesit parazgjedhor dhe ditën e zgjedhjeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020290851593018
array(1) { ["section"]=> string(66) "bushati-glover-standardet-e-zgjedhjeve-prove-per-demokracine-12214" }