Bushati kërkon zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Egjiptin

Publikuar tek: politike, më 15:34 01-02-2015 Bushati kërkon zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Egjiptin

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është duke zhvilluar një vizitë dy ditore në Egjipt, ku është takuar me homologun e tij, Sameh Hasan Shukri.

Gjatë takimit palët kanë diskutuar për zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor dhe ndanë pikëpamje mbi bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit si një sfidë e përbashkët ndaj së cilës nuk është i imunizuar asnjë vend dhe që kërkon bashkërendim aktiv.

Nga ana e tij, Ministri Bushati i kërkoi palës egjiptiane zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e turizmit dhe bujqësisë, si dhe rritjen investimeve të drejtpërdrejta. Ministri  egjiptian, Shukri ka falënderuar Bushatin për mbështetjen konsekuente që Shqipëria i ka dhënë Egjiptit në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe evidentoi rëndësinë që Shqipëria ka për Egjiptin. Në fund të takimit, dy homologët nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit për Bashkëpunim dhe Ndihmë të Ndërsjellë në Çështjet Doganore.

Bushati është takuar gjithashtu edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil El Arabi. Gjatë bisedës, ministri shqiptar vlerësoi rolin e rëndësishëm të Ligës Arabe në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në drejtim të nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare të saj. Gjithashtu, u vlerësua edhe bashkëpunimi në rritje mes Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për çështjet që lidhen me paqen dhe sigurinë në botë. Gjatë takimit palët diskutuan më tej dhe situatën në Lindjen e Mesme. Ministri Bushati evidentoi rolin tepër të rëndësishëm që mund të luajë Liga Arabe në mbështetje të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga anëtarët e saj dhe, në këtë kontekst, kërkoi mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm  Nabil El Arabi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ak protestë para Kuvendit: Deputetët të bëjnë testin e drogës
Duma: Nëse denonconi korrupsionin Rama do hakmerret ndaj jush, Rama:Këtë avaz ka PD-ja »
Article Logic
Execution time: 0.026598930358887
array(1) { ["section"]=> string(66) "bushati-kerkon-zgjerimin-e-bashkepunimit-ekonomik-me-egjiptin-2076" }