Bushati: Kosova konfirmoi që Basha s'ka mbajtur premtimet. Bozdo: Rama do e marë shpullën më 21 qershor

Publikuar tek: politike, më 12:59 26-04-2015 Bushati: Kosova konfirmoi që Basha s'ka mbajtur premtimet. Bozdo: Rama do e marë shpullën më 21 qershor Ervin Bushati, deputet i PS

Deputeti i PS Ervin Bushati tha në një deklaratë për mediat se kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e dhëna gjatë fushatës ndërkohë që sipas tij, edhe kandidati i PD për Tiranën, Halim Kosova e ka pohuar këtë ditën e djeshme kur tha se problemi numër një është infrasruktura e sportit. I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ana e PD që nëpërmjet Reila Bozdos tha se Rama do e marrë dënimin nga qytetarët më 21 qershor dhe "nuk do ketë doktor që ta marrë në dorë" pas kësaj.

“Lulzim Basha nuk ka mbajtur asnjë premtim nga ato që ka dhënë në këto 4 vite. Dje, kandidati i PD për Tiranën e konfirmoi këtë. Premtoi çudira për sportin. Problemi kryesor është infrastruktura e sportit tha dje Halimi! Siç e tha edhe vetë Halimi, Luli jo vetëm që nuk e mbajti premtimin por nuk e çoi as nga A-ja te B-ja. Lulzim Basha i di dështimet e tij më mirë se kushdo ndaj vendosi të fshihej pas një kandidati si Halimi”, theksoi deputeti i PS duke shtuar se Basha i shmanget qytetarëve .

"Edi Ramën qytetarët do e mbajnë mend si kryeministrin që betonizoi Tiranën, kryeministrin e eksodit të shekullit 21. Qytetarët pyesin ku është Edi Rama pse i prezanton kandidatët e tij në dhoma të errëta larg syve të tyre. Edi Rama do e marrë shpullën më 21 qershor dhe nuk do ketë doktor që ta marë në dorë", u shpreh nga ana e PD Bozdo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani-zyrtarëve për largimet masive: Dilni nga zyrat e shtetit dhe takoni banorët
Meta në Libohovë: Pas 21 qershorit Shqipëria do ecë me një ritëm tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.021381139755249
array(1) { ["section"]=> string(105) "bushati-kosova-konfirmoi-qe-basha-s-ka-mbajtur-premtimet-bozdo-rama-do-e-mare-shpullen-me-21-qershor-9716" }