Bushati kundër vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit për “Srebrenicën”

Publikuar tek: politike, më 16:45 09-07-2015 Bushati kundër vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit për “Srebrenicën”

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shprehur keqardhjen e tij për veton e vendosur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për rezolutën e propozuar nga Britania e Madhe, e cila kërkonte shpalljen genocid të masakrës së Srebrenicës e kryer në vitin 1990 nga ushtria serbe.

Ministri shqiptar ka përshëndetur rezolutën e miratuar sot në Parlamentin Europian që e njeh masakrën në Srebrenicë, si genocid.

“Ndryshe nga veto e djeshme në Këshillin e Sigurimit, rezoluta e PE-së për Srebrenicën, ndihmon në shërimin e plagëve të genocidit në Europë”, shkruan Bushati në tëitter.

Më 11 korrik, përkujtohet 25 vjetori i genocidit të Srebrenicës ku më shumë se 8 mijë djem e burra myslimanë u masakruan nga forca serbe.

Lexo edhe: Rezoluta për shpalljen e masakrës së Srebrenicës “genocid”, bllokohet nga Rusia në OKB

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja Klosi-Vokshi/ Ministri: Ngjarjet e rënda ndodhin në bashkinë tuaj. Deputetja: Po akuzon shkodranët se kanë refuzuar të votojnë PS-në
Rama: Po transformojmë tregun farmaceutik, ka krijuar kosto për shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.022629976272583
array(1) { ["section"]=> string(77) "bushati-kunder-vetos-se-rusise-ne-keshillin-e-sigurimit-per-srebrenicen-15731" }