Bushati: Kushtetuta e qartë për Visar Zhitin, Vatikani na ka ftuar ta propozojmë

Publikuar tek: politike, më 11:11 16-02-2015 Bushati: Kushtetuta e qartë për Visar Zhitin, Vatikani na ka ftuar ta propozojmë Ditmir Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka folur sot në lidhje me propozimin e Visar Zhitit për ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Sipas Bushatit, Kushtetuta ka një përcaktim të qartë të mënyrës se si emërohen ambasadorët dhe se ky proces i takon qeverisë. ‘’Me këtë logjikë as trupa universitare nuk do zgjidhte Rektorin dhe as Akademia e Shkencave s’do zgjidhte dot Kryetarin, sepse të dy këta dekretohen nga presidenti i Republikës.’’, tha sot Bushati.

Sipas tij, propozimi i emrit të Zhitit ka ardhur pas konsultimeve të gjera me Vatikanin dhe të tjerë.“Duke njohur delikatesën e  çështjes kemi qenë në konsultë me Vatikanin dhe të tjerë dhe na kanë ftuar për të propozuar Visar Zhitin’’, theksoi Bushati.

Propozimi i Visar Zhitit si ambasador në Vatikan ka ndeshur në debate në vend, mes presidentit, kryeministrit dhe ipeshkëve katolikë. Presidenti ka theksuar se nuk do ta dekretojë Zhitin pasi është neglizhuar nga qeveria për konsultimet paraprake si dhe vetë Zhiti do të ishte i përshtatshëm për ambasador në një vend tjetër dhe jo në Vatikan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka-Ramës: Populli nuk rilind kur mendon ti
Berisha: Krimi, i lidhur me kryeministrin »
Article Logic
Execution time: 0.017908096313477
array(1) { ["section"]=> string(83) "bushati-kushtetuta-e-qarte-per-visar-zhitin-vatikani-na-ka-ftuar-ta-propozojme-3485" }