Bushati me homologun çek: Kemi mbështetjen për hapjen e negociatave

Publikuar tek: politike, më 21:07 31-03-2016 Bushati me homologun çek: Kemi mbështetjen për hapjen e negociatave

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomír Zaorálek, i cili vizitoi Shqipërinë në cilësinë e Kryesisë së Grupit të Vishegradit, dhe si i ftuar nderi në Ministerialin e Ministrave te Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor.

Format e reja te bashkëpunimit dypalësh, perspektiva evropiane e vendit, zhvillimet më të fundit në rajon, koordinimi i përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me sfidat e sigurisë dhe ato migratore, ishin çështjet kryesore që u trajtuan në takim.

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, ministrat evidentuan segmente të mundshme bashkëpunimi veçanërisht në sektorin e turizmit, transportit  hekurudhor, linjave të furnizimit me gaz, si dhe dinamiken e re të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Lidhur me perspektiven evropiane të vendit, Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen që Republika Çeke i ka dhënë vendit tonë, si dhe e njohu kolegun e tij me reformat  e ndërmarra nga qeveria shqiptare, me qëllim plotësimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim.  Ai u ndal në mbështetjen që Çekia dhe vendet e tjera të Grupit të Vishegradit i kanë dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, sidomos në krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, i cili do të ketë selinë në Tiranë.

Dy Ministrat u ndalën në shpejtimin e hapave për të bërë sa më parë operacional Fondin e Ballkanit Perëndimor, duke u mbështetur në ekspertizën çeke të Fondit të Vishegradit, si një model i suksesshëm i bashkëpunimit rajonal.

Ministri Zaorálek, nënvizoi rolin stabilizues dhe ndihmues të Shqipërisë në rajon, si dhe shprehu mbështetjen e Republikës Çeke ndaj vendit tonë në hapin e radhës atë të hapjes së bisedimeve për anëtarësim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama reagon pas përgjigjes së Bashës: Po? Jo? As po as jo?...
Basha thekson: Suli dhe Leskaj parakushtet për dialogun me Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.0086650848388672
array(1) { ["section"]=> string(72) "bushati-me-homologun-cek-kemi-mbeshtetjen-per-hapjen-e-negociatave-36541" }