Bushati: Vjosa? Kërkesë Greqisë mos të shtojë çështjet problematike

Publikuar tek: politike, më 13:03 24-02-2015 Bushati: Vjosa? Kërkesë Greqisë mos të shtojë çështjet problematike Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se do t’i kërkojë qeverisë së re greke që mos të shtojë listën e çështjeve problematike në lidhje me menaxhimin e ujrave mes Shqipërisë e Greqisë.

“Çdo ministerial apo takim rajonal krijon mundësi për takime dypalëshe që i kam zhvilluar me të gjithë pjesmarrësit, duke përfshirë edhe ministrim e Jashtëm grek Z.Kumtis. Duke iu referuar menaxhimit të ujrave, jo thjesht Vjosës,  mund të riktheksoj atë qëndrim që qeveria shqiptare ka patur në vazhdimësi. Që lista e çështjeve të paadresuara, ato çështje që mund të quhen problematike nuk duhet të shtohen por të zgjidhen në frymën e çështjeve ndërkombëtare.  E njëjta frymë do vijojë edhe me qeverinë aktuale greke, për të adresuar këto çështje që kërkojnë zgjidhje, pak të vjetra, por  zgjidhje që mbështeten mbi dokumentet ekzistuese.”, thotë ministri Jashtëm Bushati.

Deklaratën për menaxhimin e ujrave, Bushati e bëri gjatë fjalës së tij për nënshkrimin e deklaratës kundër terrorizmit në samitin e SEEPC-së.

“E rëndësishme është që binarët e kësaj platforme janë të përbashkët kur vjen puna për terrorizmin dhe nevoja për të punuar bashkarisht më mirë. Mund t’ju them se sot ka patur konsensus të plotë për t’I sjellë të gjithë në këtë qëndrim të përbashkët’’, u shpreh Bushati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konispol, e djathta vendos tia lërë çamëve Bashkinë, prezantohet Ismail Myrtaj
Blushi: Nuk kandidoj për Bashkinë e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.028923034667969
array(1) { ["section"]=> string(83) "bushati-menaxhimi-i-ujrave-kerkese-greqise-mos-te-shtoje-ceshtjet-problematike-4293" }