Bushati mirëpret 10 diplomatët e rinj: U përzgjodhën me konkurim të hapur

Publikuar tek: politike, më 13:55 08-02-2016 Bushati mirëpret 10 diplomatët e rinj: U përzgjodhën me konkurim të hapur

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka mirëpritur sot në ministri diplomatët e rij të shërbimit të jashtëm shqiptar.

‘’U përzgjodhën në përfundim të një procesi konkurimi të hapur dhe të bazuar në merita’’, shpjegon Bushati.

“I uroj mirëseardhjen dhjetë diplomatëve të rinj në shërbimin e jashtëm shqiptar, të cilët u përzgjodhën në përfundim të një procesi konkurimi të hapur dhe të bazuar në merita.

Krahas përgatitjeve të tyre profesionale ata sjellin frymën e një gjenerate të re të denjë për misionin e diplomatit sot.

I uroj suksese diplomatëve të rinj dhe shpreh bindjen se në punën e tyre ata do të udhëhiqen nga ndjenja e devotshmërisë, disiplinës dhe përkushtimit gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në këtë shërbim”, komenton më tej ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i mësuar me vezët sa s’i bëjnë më përshtypje. Pas goditjes së Beqajt, kryeministri bën komentin që pakkush e pret
Rama mbledh ministrat në PS, japin llogari para deputetëve. Flet Ahmetaj, Gjiknuri dhe Beqaj, më pas kryeministri largohet »
Article Logic
Execution time: 0.0080111026763916
array(1) { ["section"]=> string(78) "bushati-mirepret-10-diplomatet-e-rinj-u-perzgjodhen-me-konkurim-te-hapur-32038" }