Bushati ndryshon qëndrim për Kumanovën: Nga Hetim Ndërkombëtar, në “hetim transparent të plotë”

Publikuar tek: politike, më 08:59 16-06-2015 Bushati ndryshon qëndrim për Kumanovën: Nga Hetim Ndërkombëtar, në “hetim transparent të plotë” Nga takimi i djeshem i ministrit te jashtem Bushati ne Maqedoni

Ministri Ditmir Bushati i cili ka qenë ditët e fundit në Maqedoni, është vënë nën akuzë nga opinionistët shqiptarë dhe mediat atje për shkak të ndryshimit të qëndrimit të tij lidhur me ngjarjet e Kumanovës. 

Pas një takimi që ka pasur në kuadër edhe të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, kryediplomati shqiptar ka folur për ngjarjet e tre javëve më parë në Kumanovë, ku pati një mësymje të trupave të policisë kundër popullsisë shqiptare atje.

“Gjatë qëndrimit në Ohër, zhvillova një takim me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Diskutuam mbi zhvillimet politike më të fundit në Maqedoni, në vijim të bisedimeve që po zhvillohen me ndërmjetësimin e BE–së, mbi hapat që po ndërmerren për zgjidhjen e krizës politike, nevojën e avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe rëndësinë e zhvillimeve në Kumanovë, duke u ndalur tek nevoja për të pasur një hetim transparent e të plotë”, shkruan Ministri Bushati.

Por më parë, qeveria shqiptare, nëpërmjet ministrit të jashtëm Bushati, ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për Kumanovën.

Fill pas tre javësh, qeveria shqiptare, nëpërmjet kryediplomatit, ka ndryshuar qëndrim. Nuk është e qartë nëse për ndryshimin e qëndrimit kanë ndikuar faktorët ndërkombëtarë, apo edhe një vizitë e kryeministrit Gruevski në Shqipëri në 28 maj, për samitin e kryeministrave të vendeve të rajonit. Por ajo që është e qartë, është fakti se pas 25 ditësh, Shqipëria ka një qëndrim tjetër për Kumanovën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama lë Nishanin pa pushime? I bllokon vilat qeveritare
Idrizi: Dy partitë e mëdha janë shumë të zonjat për sherrnajë »
Article Logic
Execution time: 0.01857590675354
array(1) { ["section"]=> string(97) "bushati-ndryshon-qendrim-per-kumanoven-nga-hetim-nderkombetar-ne-hetim-transparent-te-plote-13706" }