Bushati në Austri dhe Gjermani, diskuton me homologët për integrimin dhe krizën e refugjatëve

Publikuar tek: politike, më 16:40 25-04-2016 Bushati në Austri dhe Gjermani, diskuton me homologët për integrimin dhe krizën e refugjatëve

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati do të niset për një vizitë punë në Austri dhe Gjermani.

Gjatë vizitës në Austri, Bushati do të zhvillojë takim me Ministrin Federal të Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme Sebastian Kurz, si dhe do të marrë pjesë në konferencën: Ballkani Perëndimor: Një proces zgjerimi më energjik me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe, që organizohet nga Ministria Federale e Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë franceze të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar.

Në kuadër te vizitës së tij në Gjermani, Ministri Bushati do të zhvillojë takime me Ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier, në Kancelarinë Federale, do të jete i ftuar në seanca dëgjuese në Komisionin për Çështjet Evropiane, në Bundestag, si dhe do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare, për një bashkëbisedim mbi Politiken e Jashtme të Shqipërisë dhe reformat  transformuese të vendit në kuadër të integrimit evropian.

​Në fokus të takimeve të këtyre vizitave do të jetë avancimi i agjendës dypalëshe, integrimi evropian i vendit, situata në rajon e më gjerë, Procesi i Berlinit dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Projektin e kemi gati për votim
Vjedhja që iu bëhet emigrantëve nga qeveria sipas denoncimit te faqja e ish-kryeministrit Berisha »