Bushati në Beograd, kërkon anëtarësimin e Kosovës në OSBE

Publikuar tek: politike, më 18:33 03-12-2015 Bushati në Beograd, kërkon anëtarësimin e Kosovës në OSBE

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Këshillit të 22-të Ministror të OSBE-së, që zhvilloi punimet në Beograd.

Në fjalën e tij, duke iu referuar zhvillimeve më të fundit, Ministri Bushati u shpreh se: "Harku i paqëndrueshmërisë me në epiqendër Sirinë, ka prodhuar një krizë humanitare me përmasa dramatike, krizë refugjatësh të paprecedentë dhe një krizë të sigurisë me pasoja për të gjithë hapësirën e OSBE-së".

Duke u ndalur mbi ecurinë e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, Ministri theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, ku Kosova meriton të jetë anëtare.

Në diskutimin mbi përballimin e sfidave që vijnë nga jugu dhe lindja e Evropës, Ministri Bushati u shpreh se: "Shqipëria beson se OSBE duhet përforcuar, sidomos në ato fusha të veprimtarisë ku organizata ka një vlerë të shtuar, në frymën e bashkëpunimit, gjithëpërfshirjes dhe përplotësimit me organizata të tjera, si NATO dhe BE".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj braktis restorantet me pesë yje, shijon sufllaqet në “fast-food”
Foto e rrallë e kryeministrit Edi Rama, mbi një pirg me mbeturina »
Article Logic
Execution time: 0.019107103347778
array(1) { ["section"]=> string(62) "bushati-ne-beograd-kerkon-anetaresimin-e-kosoves-ne-osbe-26894" }