Bushati në Gjenevë, takohet me homologun algjerian

Publikuar tek: politike, më 18:58 02-03-2015 Bushati në Gjenevë, takohet me homologun algjerian

Minitri i Jashtëm Ditmir Bushati është duke marr pjesë në në punimet e sesionit të 28 të Këshillit për të Drejtat e Njeriut‏, në Gjenevë ku është takuar edhe me homologun e tij të Algjerisë.

Gjatë këtij takimit, Bushati dhe Ramtane Lamamra diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe inkurajimin e shkëmbimeve te vizitave mes dy vendeve. Dy ministrat diskutuan mbi zhvillimet në vendet dhe rajonet përkatëse, si dhe ndanë pikëpamje mbi sfidat e përbashkëta të sigurisë. Ministri Lamamra ka ftuar Ministrin Bushati që të zhvillojë një vizitë në Algjeri.

Ndërkohë që Bushati ka marr pjesë në segmentin e debatit politik të sesionit të 28 të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, i cili po zhvillon punimet në Gjenevë, në kuadër të anëtarësimit për herë të parë të Shqipërisë në KDNJ për periudhën 2015-2017.

Në fjalën e tij, ministri shqiptar theksoi forcën e harmonisë fetare në Shqipëri, si një model inkurajues, i vlerësuar edhe gjate vizitës se Papa Franceskut në Tiranë. Duke iu referuar fenomenit të dhunës në emër te besimit, Ministri Bushati vlerësoi se liria e besimit nuk duhet përdorur kurrë si pretekst për veprime kundër dinjitetit dhe lirive themelore të njeriut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur Tom Doshi pritej si “mik” në SHBA
Shkëlzen Berisha: Akuzat e Doshit, plotësisht të besueshme »
Article Logic
Execution time: 0.03687596321106
array(1) { ["section"]=> string(54) "bushati-ne-gjeneve-takohet-me-homologun-algjerian-4811" }