Bushati në Kosovë, përgatitet mbledhja e dy qeverive në datën 23 mars në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 12:30 27-02-2015 Bushati në Kosovë, përgatitet mbledhja e dy qeverive në datën 23 mars në Tiranë Dy ministrat e Jashtem Ditmir Bushati dhe Hashim Thaçi

Në 23 mars dy qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë një tjetër mbledhje së bashku, kësaj radhe në Tiranë. Për të koordinuar këtë nismë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është duke zhvilluar vizitën e tij në Prishtinë, ku po takohet me të gjithë zyrtarët e lartë atje. 

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të dy ministrave të Jashtëm, zoti Thaçi tha se Kosova është duke përgatitur padinë për genocid ndaj Serbisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, tha se kanë diskutuar për hapat që janë marrë pas takimit në mbledhjen e dy qeverive. Ai tha se falë takimit të kaluar Kosova ka pasur pjesëmarrje solide në nismat rajonale dhe më gjerë. Po ashtu, ministri Bushati, theksoi se ka pasur bashkëpunim më të mirë në fushën e sigurisë duke theksuar se dy vendet po shkojnë drejt në raporti praktik. Ai theksoi, se bashkëpunimi në fushën e sigurisë është në sintoni të plotë derisa në planin ekonomik planifikohet të bëhet lehtësimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve. Bushati u shpreh se Mbledhja e radhës e të dy qeverive do të ketë efekt edhe më praktik se e kaluara në fushën e bashkëpunimit ekonomik .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani-Tahirit: Jep dorëheqjen, mashtrove për Europolin
Doda kundër Kokëdhimës: Qesharak lobimi yt. Kokëdhima: Kanabisi kuron sëmundje »
Article Logic
Execution time: 0.019778966903687
array(1) { ["section"]=> string(83) "bushati-ne-kosove-pergatitet-mbledhja-e-dy-qeverive-ne-daten-23-mars-ne-tirane-4566" }