Bushati në Riga, diskuton me BE për detyrat e shtëpisë së Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 12:17 07-03-2015 Bushati në Riga, diskuton me BE për detyrat e shtëpisë së Shqipërisë Shefja e diplomacise se BE, Mongherini, ministri Ditmir Bushati dhe ministri i i jashtëm i Letonisë Edgars Rinkevics

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati po merr pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të Këshillit të Bashkimit Evropian që po mbahet në Riga në Letoni. Paraditen e sotme, ministri i Jashtëm postoi një foto me shefen e diplomacisë së BE Federika Mongherini dhe me ministrin e jashtëm të Letonisë Edgars Rinkevics përpara fillimit të takimit që po mbahet me ministrat e jashtëm të vendeve kandidate për në Bashkimin Evropian.  “Dita e dytë e punimeve në Gymnich në Riga ku fillon takimi me vendet kandidate. Do të diskutojmë për politikat e fqinjësisë, dhe më pas strategjinë e sigurisë së BE” shkruan në rrjetet sociale ministri i Jashtëm letonez që mban edhe presidencën e radhës.

Dy ditët e takimit informal të ministrave të Jashtëm të BE do të drejtohen nga përfaqësuesja e lartë e BE për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë Federica Mongherini. Qëllimi, sipas njoftimit për shtyp të BE është për diskutimin mbi politikën e jashtme. Ministrat do të diskutojnë edhe situatën në Libi, krizën në Ukrainë dhe marrëdhëniet e Rusisë me BE pas zhvillimeve të fundit. Ndërkohë që do të diskutohen edhe përgatitjet për samitin e partneritetit të vendeve të Evropës Lindore. Një sesion tjetër, i cili ka filluar sot, do të shohë edhe reformën për fqinjësinë evropiane. Do të ketë session të veçantë me ministrat e jashtëm të vendeve kandidate ku diskutohet secili nga vendet.

BE i ka vendosur Shqipërisë 5 kushte në rrugën e integrimit evropian, ku dy nga më kryesoret që kanë të bëjnë me dialogun politik mes palëve dhe luftën kundër krimit e korrupsionit, këto ditë, kanë marrë një kthesë të ndryshme. Ministri i Jashtëm Bushati, patjetër që do të flasë edhe për këto çështje. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Imami gafë në Shkodër: Do fitojmë edhe Bashkinë e Velipojës. Por Velipoja nuk është më bashki
Duma fajëson qeverinë për raste vetëvrasjesh: Do bëjmë protesta të papara »
Article Logic
Execution time: 0.034793853759766
array(1) { ["section"]=> string(72) "bushati-ne-riga-diskuton-me-be-per-detyrat-e-shtepise-se-shqiperise-5222" }