Bushati në Spanjë: Kërkon investime spanjolle në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 15:06 22-04-2015 Bushati në Spanjë: Kërkon investime spanjolle në Shqipëri

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka udhëtuar drejt Madridit të Spanjës ku është takuar me zyrtarë të lartë të këtij vendi. Gjatë takimit me homologun spanjoll, José Manuel García-Margallo dy ministrat nënvizuan rëndësinë e rivitalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke theksuar nevojën për ngritjen cilësore të këtij bashkëpunimi si në nivelin politik ashtu edhe në atë ekonomiko–tregtar.

Ministri Bushati ka kërkuar një prezencë më të madhe të kompanive spanjolle në Shqipëri, duke vënë në dukje se procesi i filluar me Konferencën e Berlinit vitin e kaluar përfaqëson një mundësi të mire për investitorët nga Spanja në zbatimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike ne rajon.

Gjithashtu, Bushati ka kërkuar rishikimin e qëndrimit të Spanjës për njohjen e Kosovës si dhe mbështetjen e autoriteteve spanjolle për nënshkrimin e MSA-së me Kosovën, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj.

Ministri spanjoll García-Margallo vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian duke theksuar se Spanja do të mbështesë Shqipërinë në këtë kuadër.

Bushati ka zhilluar takime me Kryetarin e Senatit, z. Escudero, Kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Kongresin e Deputetëve, z. Lleida dhe Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane z. Inigo de Vigo, ndërsa ishte i ftuar gjithashtu në Institutin Mbretëror “Elcano” ku në fjalën e tij, ai evidentoi rolin e Spanjës dhe angazhimin e saj në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koalicionet regjistrohen në KQZ, e djathta me 15 parti, e majta me 39
Nishani në Turqi për 100 vjetorin e “Gallipolit” »
Article Logic
Execution time: 0.022336006164551
array(1) { ["section"]=> string(61) "bushati-ne-spanje-kerkon-investime-spanjolle-ne-shqiperi-9436" }