Bushati pas raportit të ODIHR për zgjedhjet: S’më surprizon leximi ndryshe. Ata dëshirojnë të vijnë në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 11:32 09-09-2015 Bushati pas raportit të ODIHR për zgjedhjet: S’më surprizon leximi ndryshe. Ata dëshirojnë të vijnë në Tiranë

Pas daljes së raportit final të ODIHR për zgjedhjet ministri Bushati ka dalë para mediave duke theksuar faktin që këto zgjedhje ishin më përfaqësueset. Ministri i Jashtëm ftoi gazetarët të krahasonin edhe raportet e mëparshme ndërsa tha se nuk e surprizon leximi ndryshe i raportit nga aktorë të ndryshëm politikë.

“Nuk më surprizon leximi ndryshe që i bëhet raportit nga aktorë të ndryshëm politikë... Ju i referoheni raportit dhe natyrisht raporti bën një fotografim të situatës”, tha ministri.

Bushati pohoi se qeveria shqiptare është e gatshme për të punuar me ODIHR.

“Qeveria shqiptare është e hapur për të punuar me ODIHR. Ata dëshirojnë të vijnë në Tiranë për të diskutuar konkretisht se si mund të përkthejmë një projekt masash dhe për të studiuar të gjitha opsionet e bashkëpunimit”, tha ministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qytetari fierak refuzon të paguajë pa kupon, Rama e falenderon
Specialistët informojnë Berishën mbi ekonominë: Do mbeten pa u realizuar 5-7 miliardë »
Article Logic
Execution time: 0.019539833068848
array(1) { ["section"]=> string(113) "bushati-pas-raportit-te-odihr-per-zgjedhjet-s-me-surprizon-leximi-ndryshe-ata-deshirojne-te-vijne-ne-tirane-20343" }