Bushati për vendimin ndaj Sheshel: Goditje e madhe për gjykatën dhe viktimat

Publikuar tek: politike, më 17:54 31-03-2016 Bushati për vendimin ndaj Sheshel: Goditje e madhe për gjykatën dhe viktimat

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar në profilin e tij në “Twitter” për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ndaj Vojislav Sheshelit.

Shesheli u shpall i pafajëshëm për akuzat që rëndonin mbi të, nga koha e krimeve makabre në Ballkan në vitet 1991-1999,

Bushati e ka konsideruar vendimin e sotëm si një goditje të rëndë ndaj trashëgimisë së kësaj gjykate dhe ditë të trishtuar për viktimat.

“Shesheli është liruar nga gjykata që ai përqeshi dhe tani është i lirë për të vazhduar deklaratat e tij të urrejtjes. Godije e madhe për trashëgiminë e gjykatës dhe një ditë e trishtuar për viktimat”, shkruan ministri shqiptar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bylykbashi analizon me detaje letrën e Ramës: Për të qeshur e për të shkulur flokët
“Kaubojsi” ambientohet shpejt, nis presionet për emërimin në konsullatë të mikut të tij »
Article Logic
Execution time: 0.022634983062744
array(1) { ["section"]=> string(81) "bushati-per-vendimin-ndaj-sheshel-goditje-e-madhe-per-gjykaten-dhe-viktimat-36529" }