Bushati s’mban fjalorin para protestuesve, ofendon rëndë Ramën dhe tregon si hyri në Shkodër

Publikuar tek: politike, më 11:42 17-12-2015 Bushati s’mban fjalorin para protestuesve, ofendon rëndë Ramën dhe tregon si hyri në Shkodër Helidon Bushati, deputet i PD

Deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati nuk ka rezervuar fjalët mes protestuesve në adresë të kryeministrit Rama ndërsa tha se kryeministrit i ishte dashur të shkonte megjithë gardën e Republikës në Shkodër. “Fshati digjet kurva krihet”, tha Bushati para protestuesve duke folur për Ramën.

“Unë vi nga Shkodra, para dy ditësh Rama u detyrua të shkonte megjithë Gardën e Republikës pasi nuk arrinte të hynte në Shkodër. U mundua më kot të kërkonte falje për dekoratat e xhelalëve, nuk tha asnjë fjalë pse nuk premtoi se do të tërhiqte këto dekorata. Kjo është përqasja që ka Edi Rama ndaj shtresë së të persekutuarëve. Por për pronarët cfarë bëri? Miratoi një ligj me faturën financiare që duhet të paguajnë pronarët e vjetër, i heq të drejtën pronarve për tokën e trashëguar.

Fshati digjet kurva krihet. Kjo është pikërisht situata në të cilën është Edi Rama. 44 jaguarë të blinduar jo vetëm për të por edhe për pastruesit e kryeministrisë. Do të zhirojë sekretaret e tij me xhaguarë “, tha deputeti i djathtë ndërsa kërkoi nga qytetarët të rrëzojnë këtë qeveri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku: S’po kërkojmë të ikin nga pushteti e të vijmë ne
Momenti i Topallit, i bën kërkesën e fortë Ramës dhe i thotë: “Ik o djalë shko në shtëpinë tënde! Bëre luftë idiote!’’ »
Article Logic
Execution time: 0.18239402770996
array(1) { ["section"]=> string(97) "bushati-s-mban-fjalorin-para-protestuesve-ofendon-rende-ramen-dhe-tregon-si-hyri-ne-shkoder-27975" }