Bushati sulmon TV Klan: Qeveria ka qenë bujare, ju ka dhënë para për azilkërkuesit

Publikuar tek: politike, më 14:28 17-02-2015 Bushati sulmon TV Klan: Qeveria ka qenë bujare, ju ka dhënë para për azilkërkuesit Takimi i Ministrit te Jashtem te Shqiperise me zv.kryeministrin dhe ministrin e jashtem te Mbreterise se Belgjikes

Çështja e azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Belgjikës ka qenë sot temë e diskutimeve mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtëm të Mbretërisë së Belgjikës Didier Reynders. Kreu i diplomacisë shfrytëzoi rastin që me nota ironie të përmendë thumbojë edhe televizionin Klan, pyetja e gazetarit të të cilit kishte të bënte me përpjekjet e qeverisë shqiptare për të ulur numrin e azilkërkuesve. 

“Dua të falenderoj në këtë drejtim edhe median tuaj për punën e mirë që ka bërë, falë reklamave bujare që i ka ofruar qeveria shqiptare. Ka dhe raste kur paratë e taksapaguesve shqiptarë i kanë shërbyer një qëllimi më të lartë” tha Bushati, ndërkohë që lidhur me azilantët tha se “bashkëpunimi me Belgjikën dhe vende të tjera të BE kanë qenë kyç sic ka qenë edhe bashkëpunimi me autoritetet vendore dhe me disa grupe të identifikuara që në fillim të procesit të liberalizimit të vizave si grupe që mund të prekeshin nga një fenomen i tillë”.

Zoti Reynders theksoi se kolegu i tij që mbulon çështjet e emigrimit “ka pasur mundësinë të vijë në Tiranë dhe të diskutojë nga afër me autoritetet shqiptare dhe të shkëmbejë informacione. Pavarësisht problemeve në të kaluarën, do kemi një bashkëpunim të mirë në këtë fushë”.  Çështja e azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Belgjikës ka qenë shqetësuese kur shqiptarët merrnin dokumente gjakmarrjeje apo konfliktesh të ndryshme dhe i paraqesnin ato te autoritetet belge. Në shumë raste dokumentat ishin false, çka e detyroi Mbretërinë e Belgjikës të bëjë paralajmërime të kohëpaskohshme për Shqipërinë. Zyrtari belg tha se marrëveshja për pensionet për shqiptarët atje ka një procedurë burokratike që duhet të kalojë në të gjitha parlamentet e mbretërisë, por mori angazhimin se do të impenjohen më shumë për problemin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duma: Krimi po forcohet, ka akte të rënda kriminale që nuk deklarohen
Kodheli-ushtarëve: Qeveria e shkuar ju la pa ngrënë, ne do jua japim lekë »
Article Logic
Execution time: 0.0291588306427
array(1) { ["section"]=> string(85) "bushati-sulmon-tv-klan-qeveria-ka-qene-bujare-ju-ka-dhene-para-per-azilkerkuesit-3631" }