Bushati takim me këshilltarin për sigurinë të presidentit Trump

Publikuar tek: politike, më 17:42 30-11-2017 Bushati takim me këshilltarin për sigurinë të presidentit Trump

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Këshilltarin e Presidentit amerikan për çështjet e Sigurisë Gjeneralin McMaster.

Në këtë takim që u përqendrua tek sfidat e sigurisë në rajon ishin të pranishëm ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Minsitri Bushati vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes të dy vendeve dhe falënderoi përfaqësuesin e lartë amerikan për mbështetjen që i ka dhenë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve ushtarake në fushën e mbrojtjes si dhe asistencën për institucionet ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar mbështetjen e iniciativës së Presidentit Trump për një luftë frontale kundër terrorizmit në kuadër të Koalicioni Global si dhe për angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar aktivisht në operacionet paqeruajtëse të Aleancës Atlantike në zonat konfliktuale.

Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë që qeveria shqiptare i jep punës dhe bashkëpunimit me komunitetet fetare për shkurajimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm.

Më tej ministri Bushati kërkoi një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuar për të siguruar një përqasje gjithëpërfshirëse të strukturave të sigurisë në rajon dhe reduktuar influencën e aktorëve të tretë si e vetmja mundësi për të garantuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

Gjenerali McMaster vlerësoi kontributin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm e radikalizmit dhe pozicionimin e saj të qartë në funksion të stabilitetit demokratik në rajon, thuhet në njoftimin e ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Më shumë në këtë kategori: « U dorëhoq biznesmeni i suksesshëm, ja kush e zëvendëson deputetin e PDIU në Elbasan
Situata e rreshjeve, reagon PD dhe denoncon firmën që ndërtoi urën »
Article Logic
Execution time: 0.017632961273193
array(1) { ["section"]=> string(70) "bushati-takim-me-keshilltarin-per-sigurine-te-presidentit-trump-101395" }