Bushati takon homologun e Bosnje-Hercegovinës, i kërkon njohjen e Kosovës

Publikuar tek: politike, më 15:44 30-07-2015 Bushati takon homologun e Bosnje-Hercegovinës, i kërkon njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka pritur sot në takim homologun e Bosnjë-Hercegovinës, Igor Crnadak, me të cilën bisedoi mbi bashkëpunimin dypalësh me fokus të veçantë në atë ekonomik dhe tregtar. Ata theksuan nevojën e forcimit të këtij bashkëpunimi dhe zgjerimin e kuadrit ligjor me një sërë marrëveshjesh të reja dypalëshe.

Ministri Bushati i kërkoi kolegut të tij boshnjak mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në nismat rajonale të A-5 dhe RACVIAC si dhe njohjen e saj si shtet i pavarur.

Gjithashtu, ministrat trajtuan çështjet e integrimit euro-atlantik të vendeve të rajonit si dhe zhvillimet e fundit në kuadrin e Procesit të Berlinit në prag të takimit të ardhshëm të Vjenës.

Shqipëria mbështet plotësisht integrimin euro-atlantik të Bosnjë-Hercegovinës dhe vlerëson se nisma Gjermano-Britanike si dhe hyrja në fuqi e MSA-së janë hapa të rëndësishëm për ta sjellë Bosnjë-Hercegovinën më pranë BE-së. Ndërkohë Shqipëria, si përkrahëse e politikës së dyerve të hapura të Organizatës së Atlantikut të Veriut, ka mbështetur me bindje ftesën drejtuar B-H për t’u anëtarësuar në NATO. 

Gjatë kësaj vizite u nënshkrua mes dy Ministrave “Marrëveshja mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë- Hercegovinës mbi lëvizjen e ndërsjellë të qytetarëve me Karta Identiteti”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi Meta - Crnadak: Të intensifikojmë shkëmbimet ekonomike me Bosnje Hercegovinën
Ekskluzive/ Zbulohen emërimet e Veliajt në krye të Tiranës, drejtorët e rinj të INUV, Urbanistikës, Projekteve… »
Article Logic
Execution time: 0.060483932495117
array(1) { ["section"]=> string(78) "bushati-takon-homologun-e-bosnje-hercegovines-i-kerkon-njohjen-e-kosoves-17333" }