Bushati takon homologun japonez, diskutohet për hapjen e ambasadës së Japonisë në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 14:13 06-04-2015 Bushati takon homologun japonez, diskutohet për hapjen e ambasadës së Japonisë në Tiranë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka udhëtuar drejt Japonisë për tu takuar atje me homologun e tij Fumio Kishida si dhe me zyrtarë e sipërmarrës japonez.

Në takimin midis Busahtit dhe Kishida janë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira politike dhe ekonomike dhe u theksua ruajtja e dialogut politik në nivelet më të larta të mundshme. Palët kanë biseduar për hapat që mund të ndërmerren drejt hapjes së ambasadës së Japonisë në Tiranë, ndërsa është diskutuar edhe për lehtësimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Japonisë.

Gjithashtu, ministrat e jashtëm të dy vendeve diskutuan mbi bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare si dhe për rakordimin e qëndrimeve mes Shqipërisë dhe Japonisë për çështje të sigurisë ndërkombëtare.

Në kontekstin ekonomik, Ministri Bushati theksoi domosdoshmërinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e kompanive japoneze për të investuar në vendin tonë.

Ministri shqiptar ka zhvilluar takime takuar me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë, Nabutaka Machimura, me Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri dhe me  zv. Presidentët e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), Masakazu Ichikaëa dhe Domichi Hideaki.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzen Berisha nuk përmbahet, shkruan për Bamir Topin: Tope, Tope o Papagalus
FRD-Shkodër kundër Topit: Duam kohë për të vendosur për koalicionin me PS »
Article Logic
Execution time: 0.048826932907104
array(1) { ["section"]=> string(92) "bushati-takon-homologun-japonez-diskutohet-per-hapjen-e-ambasades-se-japonise-ne-tirane-7960" }