Bushati-Zannier: Marrëveshja e Ohrit, thelbësore për integrimin e Maqedonisë

Publikuar tek: politike, më 11:57 26-05-2015 Bushati-Zannier: Marrëveshja e Ohrit, thelbësore për integrimin e Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, i cili ndodhet në vendin tonë për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe të Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Ministri Bushati dhe Sekretari i Përgjithshëm Zannier u ndalën tek bashkëpunimi i Shqipërisë me Organizatën dhe rolin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, në mbështetje të reformave në vend, si pjesë e agjendës integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit ndanë shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen në Maqedoni, si shfaqje e krizës së demokracisë në vend dhe jo konflikteve ndër-etnike, sikurse ka pasur përpjekje për ta etiketuar atë. Ata u shprehën se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë të plotë dhe të pakushtëzuar është thelbësor për zgjidhjen e çështjeve që e mbajnë peng Maqedoninë drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik.

Kryesia serbe e radhës e OSBE-së dhe roli i saj në rajon ishte një tjetër çështje bisedimi mes Ministrit Bushati dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së

Bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu dhe tek sfidat me të cilat po përballet OSBE-ja në këtë 40-vjetor të Aktit Final të Helsinkit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Malaj për Ben Blushin: Është viktimë e vetvetes
Berisha publikon videon: Shikoni si falsifikohen dokumentat për të prodhuar vota kallpe »
Article Logic
Execution time: 0.023891925811768
array(1) { ["section"]=> string(80) "bushati-zannier-marreveshja-e-ohrit-thelbesore-per-integrimin-e-maqedonise-11994" }