Bushi mesazh të qartë De Biasit: Kujdes me shumën, trajner të mëdhenj po presin radhën

Publikuar tek: sport, më 16:34 15-10-2015 Bushi mesazh të qartë De Biasit: Kujdes me shumën, trajner të mëdhenj po presin radhën

Tashmë që festa ka mbaruar dhe vështrimi është kthyer nga Francë, palët janë duke bërë përgatitje për eventin më të rëndësishëm në Europë.

Trajenri Gianni de Biasi është i pari që ka arritur të kualifikojë Shqipërinë në një kompeticion të tillë, e për këtë arsye italiani kërkon dyfishim të pagës. “Jam i kënaqur me 2-3 milionë”, u shpreh ai pas ndeshjes me Armeninë kur u pyet për rinovimin e kontratës.

Megjithatë, në FSHF nuk janë dakort me këtë kërkesë të De Biasit, madje kanë nisur kërcënimet e para drejtuar atij.

Menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi ka thënë për “Panorama Sport” se trajnerit i skadon kontrata në fund të finaleve të Europianit dhe se qëllimi është që të rinovohet me italianin, por në listë ka edhe të tjerë.

Madje, sipas tij, disa emra të njohur janë vetofruar për të marrë drejtimin e Kombëtares. Bushi i çon në këtë mënyrë një mesazh të qartë De Biasit se nuk është i pazëvendësueshëm.

“De Biasi ka një kontratë deri në fund të Europianit dhe më pas mbaron! Ai është i pari në listë, por Shqipërisë në këto momente që flasim i janë afruar shumë trajnerë të mëdhenj nga bota e futbollit”, shprehet Bushi.

Lidhur me diskutimin se kujt i takon merita për kualifikimin e Shqipërisë në Euro2016, menaxheri i Kombëtares shprehet: “Kam dëgjuar që të flitet shumë se kush i ka meritat më të mëdha për këtë arritje historike… Për mendimin tim, meritat i kanë të gjithë shqiptarët anembanë botës… Meritat i kanë të gjithë ata djem që dhanë 200% në fush- ën e lojës, por merita më e madhe është e një njeriu të vetëm që quhet Armand Duka. Ai e bëri këtë popull të gëzojë njëherë në historinë e tij ashtu siç i ka hije. Na bëri të ndihemi krenarë. Na bëri që kudo që të shkojmë të themi me zë të lartë se jemi shqiptarë!” 

Lexo edhe: De Biasi surprizon edhe kryeministrin Renzi: Faleminderit për arritjen me Shqipërinë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi surprizon edhe kryeministrin Renzi: Faleminderit për arritjen me Shqipërinë
De Biasi për Taren: Ai trajner i Shqipërisë dhe unë drejtor i Lazios »
Article Logic
Execution time: 0.01125693321228
array(1) { ["section"]=> string(90) "bushi-mesazh-te-qarte-de-biasit-kujdes-me-shumen-trajner-te-medhenj-po-presin-radhen-23203" }