Business Insider: Berati në listën e 16 destinacioneve të pazbuluara turistike

Publikuar tek: kulture-art, më 21:35 28-05-2015 Business Insider: Berati në listën e 16 destinacioneve të pazbuluara turistike

"Një nga 16 destinacionet turistike më të nënvlerësuara, por njëkohësisht edhe më tërheqëse të Europës në vitin 2015".

Kështu e cilëson Bussines Insider, një nga revistat online më të mëdha në botë për ekonominë dhe financat, qytetin e Beratit. 

Dikur në kufij të Perandorisë Bizantine, qyteti i Beratit ka një kala dhe një kishë bizantine, e cila daton në shekullin e 13-të, - shkruan revista, duke e ilustruar vlerësimin me foton nga qyteti 2 mijë e 500 vjeçar. 

Qyteti i vjetër- vijon revista - është pjesë e listës së UNESCO-s për trashëgiminë botërore, një arsye më tepër që e bën destinacion të jashtëzakonshëm turistik.

Me mbi 210 objekte muzeale, 60 prej të cilave të shpallura si monumente të kategorisë së parë, Berati konsiderohet si një nga qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

Ndërkohë së bashku me qytetin muze të Shqipërisë, revista ka renditur në listë dhe 15 vende të tjera tursitike, që sipas saj, nuk duhen lënë pa u vizituar. Mes tyre ishujt Azore në Portugali, qytetin Bakark në Gjermani, alpet juliane të Sllovenisë dhe atraksione të tjera nga Suedia apo Rusia, transmeton "TCh".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lorik Cana në “Dear Albania” të Eliza Dushkut
Një grua shqiptare emigrante në Londër »
Article Logic
Execution time: 0.083443880081177
array(1) { ["section"]=> string(83) "business-insider-berati-ne-listen-e-16-destinacioneve-te-pazbuluara-turistike-12186" }