Buxheti 2019, Lindita Nikolla tregon ndryshimet në arsim: Do ketë rritje me…

Publikuar tek: ekonomi, më 16:24 23-11-2018 Buxheti 2019, Lindita Nikolla tregon ndryshimet në arsim: Do ketë rritje me…

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka prezantuar ditën e sotme buxhetin për arsimin për vitin e ardhshëm para Komisionit Parlamentar për Ekonominë.

Nikolla tregoi se buxheti për vitin 2019 kap shifrën 39.1 miliard lekë dhe ka rritje me 1.1 miliard lekë, buxhet i cili do të ndikojë te rritja e pagave të mësuesve.

“Buxheti për vitin 2019 është 39.1 miliard lekë dhe ka rritje me 1.1 miliard lekë. Është një buxhet që ka disa risi. Për herë të dytë mundëson rritjen e pagave për mësuesit në masën 7% me efektet financiar 1.3 miliard lekë. Premtimi ynë mbetet rritja e pagave në masën 40% deri në fund të mandatit. Do të jetë një buxhet që shton vëmendjen tek gjithëpërfshirja dhe barazia. Mësuesit ndihmës, me buxhetin e 2019 do të kemi 1 mijë mësues ndihmës, me rreth 900 milion lekë efekt financiar. Ambicia jonë është që çdo fëmije që do mësues ndihmës, ne ta sigurojmë atë. Risi e këtij buxheti janë edhe 150 oficerë sigurie, me një buxhet 125.8 milion lekë. Ata janë instrument i rëndësishëm për sigurinë në shkolla, luftën kundër bulimit, radikalizmit dhe dhunës. Buxheti adreson 86 milion lekë për programin “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, në 2019 e shtrimë në 90 shkolla, 70 shkolla më shumë se një vit më parë. Kemi marrë shumë kritika për mbylljen e shkollave. Mbyllëm 345 klasa kolektive duke i qendërzuar në shkolla me bashkëmoshatarët e tyre. Asnjë mësues nuk del nga sistemi për shkak të kësaj reforme. Jemi të vendosur për mbylljen e klasave kolektive, siç bëmë këtë vit me 33 mijë fëmijë që mësonin në klasa kolektive. Buxheti 2019 akordon 800 milion lekë për 35 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues për transportin e tyre. Do të kemi tekste falas edhe për klasën e 5-të në 2019, vijojmë të mbështesim edhe kategoritë në nevojë. Investojmë në 75 objekte të reja arsimore, palestra dhe laboratorë”, deklaroi Nikolla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tatimpaguesit e akcizës, DPT jep njoftimin e rëndësishëm mbi ndryshimet e reja ligjore
»
Article Logic
Execution time: 0.0046839714050293
array(1) { ["section"]=> string(80) "buxheti-2019-lindita-nikolla-tregon-ndryshimet-ne-arsim-do-kete-rritje-me-142609" }