Buxheti i ri, Afrim Krasniqi: Më shumë para për shefat dhe zyrat, më pak për arsimin dhe rrugët

Publikuar tek: politike, më 14:51 17-11-2015 Buxheti i ri, Afrim Krasniqi: Më shumë para për shefat dhe zyrat, më pak për arsimin dhe rrugët

Projektbuxheti i ri për vitin 2016 i publikuar nga Ministria e Financave parashikon rritjen e pagave për zyrtarët ndërsa shpenzimet për investimet publike si në arsim dhe infrastukturë tkurren ndjeshëm.

Politoligu Afrim Krasniqi ka publikuar një tabelë që pasqyron rritjen e të ardhurave të parashikuara për institucionet kryesore shtetërore. Rritjen më të madhe me 343 për qind më shumë të ardhura e përfiton Kryeministria, ndërsa në rastet kur parashikohet ulje, Ministria e Transportit dhe Infrastukturës preket me -32 për qind e ndjekur nga Ministria e Arsimit me 9 për qind.

“Buxheti 2016: më shumë para për shefat/zyrat, më pak për arsimin e rrugët! Pa sens & vizion! Paguhen me taksat tona”, shprehet Krasniqi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri Ilir Beqaj padit Lulzim Bashën: Për të, miliadrat janë një fjalë goje
Donald Lu flet hapur: Persona të rrezikshëm si Frroku dhe Shullazi lëvizin të lirë (Video) »