Buxhuku: 110 milionë euro shmangie fiskale në vit në tregun e karburanteve

Publikuar tek: ekonomi, më 11:44 10-04-2015 Buxhuku: 110 milionë euro shmangie fiskale në vit në tregun e karburanteve Gjergj Buxhuku

Konfindustria shqiptare deklaron se nga keqfunksionimi i tregut të naftës, janë rreth 110 milionë euro shmangie fiskale, duke u krijuar shqiptarëve një kosto prej 200 milion euro në vit.

 “Vlerësohet, se janë mbi 110 milionë euro shmangie fiskale vjetore në dëm të buxhetit të shtetit, nga keqfunksionimi i tregut të karburanteve në vend. Konfindustria vlerëson, se kontrolli profesional dhe i vazhdueshem fiskal i tregut të karburanteve, që përfaqëson një qarkullim vjetor të mbi 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit me mbi 1.1 miliard euro, është i domosdoshëm për të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe një mundësi për luftën kundër abuzimeve me cilësinë dhe volumeve të shitura në dëm të qytetarëve dhe biznesit.”, deklaron administratori i kofindustrisë Gjergj Buxhuku.

Sipas tij, këto shkelje krijojnë një kosto prej 200 milionë euro në vit.  “Shkeljet me cilësinë dhe volumet e shitura të karburanteve, shkaktojnë kosto shtesë kolosale prej afër 200 milion euro në vit, që paguajnë padrejtësisht qytetarët dhe biznesi shqiptar. Nësë shtojmë edhe dëmet në mjedis, shëndet, makineri dhe pajisje për qytetaret dhe biznesin, kostot e plota financiare, që i rëndojnë ekonomisë kombëtare nga keqfunksionimi i tregut të karburanteve, janë edhe më të mëdha.”, u shpreh Buxhuku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042650938034058
array(1) { ["section"]=> string(78) "buxhuku-110-milione-euro-shmangie-fiskale-ne-vit-ne-tregun-e-karburanteve-8335" }