Buxhuku i Konfindustria: Deklartat e përsëritura të ministrit nuk japin shpresë për daljen e ekonomisë nga gjendja e vështirë

Publikuar tek: ekonomi, më 08:38 22-05-2016 Buxhuku i Konfindustria: Deklartat e përsëritura të ministrit nuk japin shpresë për daljen e ekonomisë nga gjendja e vështirë

Konfederata e Industrive të Shqipërisë (Konfindustria) përmes administratorit të saj Gjergj Buxhuku në një deklaratë për median, vlerëson se deklarimi i përsëritur i Ministrit të Financave vetëm për mosrritjen e taksave dhe tatimeve në vitin e ardhshëm fiskal është krejtësisht i pamjaftueshëm për të dhënë shpresa për fillimin e daljes së ekonomisë shqiptare nga gjendja e vështirë e tashmë.

“Konfindustria me rastin e fillimit te pergatitjeve per Paketen Fiskale 2017, do ti kerkoje zyrtarisht ekzekutivit dhe gjithe vendimarrjes politike te vendit rishikimin e plote me synim uljen e pergjithshme te taksave dhe tatimeve deri ne nivele te pakten te barabarte me vendet e Rajonit. Shqiperia duhet te rikthehet si vend konkurues rajonal ne politikat fiskale per terheqjen e investimeve te huaja si domosdoshmeri per te shpresuar zhvillim ekonomik. Sot Shqiperia ndan me Serbine vendin e pare ne Rajon per barren fiskale me te madhe ndaj biznesit”, thuhet në deklaratën e Konfinduestria..

“Rritja e dobet e PPB prej 2.6% ne vitin 2015, shoqeruar me renien 5% te eksporteve, renia ne vazhdimesi ne nivele historike e kreditimit edhe ne 3 mujorin e pare te 2016, kushtet e pothuaj “deflacionit” si pasoje e renies se ndjeshme te konsumit te brendshem, rifillimi I rritjes se kredive te ashtuquajtura te“keqia’ ne pothuaj 20% te portofolit te pergjithshem ne 3 fillimin e vitit 2016, bejne te domosdoshme rishikimin teresor te politikave fiskale te ndjekura ne 3 vitet e fundit.

Konfindustria vlereson, se edhe FMN/Fondi Monetar Nderkombetar ka pjesen e pergjegjesise ne ndertimin e politikave te deshtuara te shprehura ne 3 paketat fiskale te viteve te fundit”, përmbyll administratori Buxhuku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030236005783081
array(1) { ["section"]=> string(130) "buxhuku-i-konfindustria-deklartat-e-perseritura-te-ministrit-nuk-japin-shprese-per-daljen-e-ekonomise-nga-gjendja-e-veshtire-41149" }