Buxhuku i Konfindustria: Politikat e BSH janë të paracaktuara të dështojnë. Ja arsyet

Publikuar tek: ekonomi, më 11:11 08-05-2016 Buxhuku i Konfindustria: Politikat e BSH janë të paracaktuara të dështojnë. Ja arsyet Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustria.

Konfederata e Industrive të Shqipërisë (Konfindustria) vlerëson, se ulja në nivel historik te 1.25% të normës bazë të interesit për monedhen kombëtare me vendimin e muajit maj 2016 të Bankës së Shqipërise, nuk pritet të japë ndikim në shtimin e nivelit të kreditimit dhe si rrjedhim pamundëson rritjen e domosdoshme teë investimeve, konsumit dhe rritjen ekonomike.

Konfindustria gjithashtu vlerëson, se politikat monetare të Bankes së Shqipërise janë objektivisht të paracaktuara të deështojne në kushtet e:- vazhdimësise së krizës globale, - shkallës së lartë të monopolizimit dhe tregjeve të mbyllura në ekonominë shqiptare, -shkallës së pamjaftueshme të konkurencës në sistemin bankar dhe financiar të vendit si dhe -politikave fiskale të paarsyetuara.

Politika monetare e Bankës së Shqipërisë, sipas Konfindustria, në gjithë vitet e krizës globale, duke filluar nga vitet 2008-2009 e në vazhdim, kanë qenë të pasukseshme për të penguar rënien ekonomike në vazhdimësi.

“Shprehje e qartë për sa më sipër është, se në disa vite rresht niveli i kreditimit nga sistemi bankar është në kufirin më të ulet në vite, duke kushtëzuar drejtpërdrejt rritjen e dobët ekonomike të shpresuar të vendit dhe kalimin në kufijtë pothuaj deflacionist të ekonomisë. Në mënyrë paradoksale sistemi bankar pikërisht në kohën e uljes historike të kreditimit dhe nivelit të lartë të kredive të ashtuquajtura ”të këqija” arriti në vitin 2015 nivelin më të lartë të fitimit prej afër 60 milion euro”, thuhet në deklatatën e tij Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustria.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017384052276611
array(1) { ["section"]=> string(89) "buxhuku-i-konfindustria-politikat-e-bsh-jane-te-paracaktuara-te-deshtojne-ja-arsyet-39833" }