Buzëkuq fosforeshent për transportin publik në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 22:07 31-01-2016 Buzëkuq fosforeshent për transportin publik në Tiranë

Nga nesër çmimi i biletës së transportit publik në Tiranë rritet me 1/3 e çmimit aktual (33%). Kjo rritje në pamje të parë dikujt mund t’i duket ‘pak’, sepse nga 30 lekë çmimi bëhet 40 lekë për çdo rrugë. Mirëpo kur shikon çmimin e abonesë mujore që nga 1,200 lekë në muaj bëhet 1,600 lekë (të reja) në muaj, kupton se rritja është ndjeshme, sidomos për njerëzit në nevojë: të varfërit, pensionistët, invalidëd, të papunët, jetimët, studentët dhe të rinjtë në shkolla.

E gjitha kjo ndodh kur nuk ka asnjë rritje ose indeksim pagash ose pensionesh nga qeveria, dhe kur rreth 60% e popullsisë në vend ka probleme serioze ekonomike, madje gjysma e këetyre jetojnë madje nën nivelin e varfërisë. Këto kategori sociale, që për fat të keq janë edhe përdoruesit kryesorë të këtij sistemi deri më sot, nga nesër e tutje do të kenë vështirësi serioze të përdorin këtë transport si me parë. Ky vendim ose do t’a bëjë jetën e këtyre njerëzve akoma më të vështirë, ose do t’i detyrojë ata që në mungesë të alternativave të ligjshme e të përballueshme të hyjnë në zgjidhje informale me punonjësit e transportit publik. Dhe këtë s’ka ushtri e polici t’a ndalë …

Kjo mase anti-sociale ndodh jo vetem ne nje kohe shtrengimi ekonomik, por edhe ne nje situate kur infrastruktura fizike rrugore dhe ajo e mjeteve te transportit publik, nuk ka njohur asnje permiresim konkret qe te justifikoje rritjen e ndjeshme ne fjale. Do te jete e njejta cilesi autobuzash, e njejta pasterti, e njejta arome, e njejta ngarkese dhe e njejta moskorrketese kohore. Ajo qe do jete ndryshe do te jete vetem cmimi dhe trafiku vrastar ne rritje ne rruge. Nderkohe problemet ne rritje te trafikut ne Tirane keto muajt e fundit deshmojne pikerisht per mungesen totale te politikave te transportit publik. Ato konfirmojne masat krejtesisht te gabuara qe jane marre kohet e fundit, duke e perplasur trafikun ne nyjet dhe rreth-rrotullimet kryesore te qytetit. Trafiku sot ne hyrje te rruges se Elbasanit dhe te Durresit po njeh cdo dite bllokim vrastar, ndaj edhe sikur transporti publik neser te jete super-preciz, gjasat qe te kete permiresime performance dhe punktualiteti jane te pamundura. Per me teper qe nuk shohim asnje mase te re apo politike ndryshe transporti publik qe te na jape shprese per permiresim. Ne te kundert bashkia synon qe edhe ato 11 lulishte te fundit qe kane mbetur ne qender te qytetit (pas ndertimit te lubive shumekateshe) t’i ktheje ne parkime per “qoka e miq”, duke shkaterruar perfundimisht cdo kualitet mjedisor, dhe duke inkurajuar me shume trafik ne qender. Shto ketu futjen ne harrese te plote te unazes dhe akseve te tjera te reja, gje qe do t’a nxjerre perfundimisht transportin publik ne Tirane jashte loje. Dhe ne fund me te ndeshkuarit do te jene pikerisht njerezit ne nevoje. …

Tashme ne hyrje te Tiranes - pervec parrullave demagogjike si njehere e nje kohe per “lufte dhembe per dhembe me zhulin” - te nxihet jeta dhe te acarohen nervat ne kulm nga bllokimi evident qe sa vjen e rritet pikerisht nga mungesa e vizionit per transportit publik, dhe nga fokusimi vetem tek nderhyrjet e tipit ‘buzekuq’. Situata eshte perkeqesuar me tej edhe nga konceptet e gabuara te marra 3-4 muajt e fundit te cilat ne vend qe te fokusohen tek humanizimi i qytetit dhe qarkullimit, harxhojne energji per masa shtrenguese-ndeshkuese pa dhene me pare asnje alternative. Dhe ne fakt administrata e Bashkise konfirmon vizionin e saj se, pervec rritjes se cmimit, e pret permiresimin e ketij sherbimi pikerisht duke rritur masat shtrenguese ndaj abuzimit dhe moskorrekteses, dhe duke veshur punonjesit me bluza fosforeshente. Per hir te vertetes fillimisht ja kane dale me sukses qe cdo “resident ose jo” ne Tirane, te mos gjeje me asnje parkim nen 150-200 leke ora, dhe ku e vetmja gje qe ka ndryshuar eshte se ata qe mbledhin leket tashme kane gjithashtu bluza fosforeshente ...

Nga: Besnik J. Aliaj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat e PD, Doganat: Urdhëruam skanimin e makinës së Shullazit
Janullatos flet për CNN: Terrorizmi nuk luftohet me predha »
Article Logic
Execution time: 0.022770166397095
array(1) { ["section"]=> string(59) "buzekuq-fosforeshent-per-transportin-publik-ne-tirane-31427" }