Bylykbashi analizon me detaje letrën e Ramës: Për të qeshur e për të shkulur flokët

Publikuar tek: politike, më 17:20 31-03-2016 Bylykbashi analizon me detaje letrën e Ramës: Për të qeshur e për të shkulur flokët

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar lidhur me letrën e hapur që kryeministri Edi Rama i dërgoi ditën e sotme kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku e fton në një tryezë të përbashkët për të diskutuar për Reformën në Drejtësi.

Por Bylykbashi është i mendimit se kjo ftesë, nuk është gjë tjetër veçse fasadë për të mos rënë dakort në mënyrë të civilizuar. Sipas tij, “farsa” e Ramës është vetëm për fasadë pasi ai “e ka të mbledhur mendjen për mosdakortësi” mes palëve.

Reagimi i plotë:

Rama sot, me letrën drejtuar Bashës, shkroi kapitull të ri në manualin e negociimit: “Si të negociojmë që të mos biem dakord”

Si rregull, në fund të një raundi të pasuksesshëm negociate, thuhet: ramë dakord që të mos biem dakord. Kjo është shprehje e shpikur për të krijuar pozitivitet edhe kur nuk bihet dakord me shpresë për të vazhduar në raundin tjeteër, ndërsa ne shqiptarët i themi: të mbajmë veten me gajret.

Por letra e sotme e Ramës për liderin e opozitës ishte për të qeshur me lot por edhe për të shkulur flokët.

Rama fton Bashën që “mosdakordësive” t’u jepet një “përmase e munguar civilizimi” nëpermjet një tryeze dialogu dhe kështu t’u mbushet mendja ndërkombetarëve se jemi të civilizuar! Pra, që në ftesë Rama e ka të mbledhur mendjen për mosdakordësinë, por hallin e ka te fasada.

Se përse duhet të ulesh për t’i dhënë një fasadë civile negociatë vendimit të Ramës për të mos rënë dakord për reformën në drejtësi, veteëm ai që në thelb ka vetëm fasadë e kupton. Dialogu, negociata dhe kompromisi i vërtetë mbi një proces që ështe interes kombëtar siç është reforma në drejtësi janë nevojë therëse për shqiptarët.

Por shqiptarëve mund t’ua kursejmë këtë farsën e dialogut të nivelit të larteë për t’u mosdakordësuar ku na fton kryeministri.

Dhe në fund, Rama e mbyll letrën me një pyetje lapidare që të kujton fillestarët kur mësojnë tangon, me një hap para e një hap prapa: Ne jemi gati, po ju a jeni gati?

E gjithë letra e Ramës përmblidhet tek pyetja qesharake e fundit të letrës: Rama është gati të mos bihet dakord, po Basha a është gati të mos bihet dakord?

Për ta mbyllur siç ka qejf ai vetë: ‪#‎vajmedet për idenë e kompromisit që ka!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja me Ramën, Berisha merr në mbrojtje gazetaren Ilva Tare
Bushati për vendimin ndaj Sheshel: Goditje e madhe për gjykatën dhe viktimat »
Article Logic
Execution time: 0.004335880279541
array(1) { ["section"]=> string(88) "bylykbashi-analizon-me-detaje-letren-e-rames-per-te-qeshur-e-per-te-shkulur-floket-36528" }