Bylykbashi dhe Balla në një zë: Shtyhet miratimi i “dekriminalizimit”, kërkohen konsultime

Publikuar tek: politike, më 19:02 23-11-2015 Bylykbashi dhe Balla në një zë: Shtyhet miratimi i “dekriminalizimit”, kërkohen konsultime

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste kanë dalë së bashku përpara mediave për të njoftuar shtyrjen e miratimit e paketës së dekriminalizimit.

Oerd Bylykbashki dhe Taulant Balla janë shprehur se paketa kërkon më shumë konsultime dhe se për miratimin e saj kërkohet ndryshimi i Kushtetutës.

“Ne miratuam në parim paketën, por duke qenë se ka nevojë të vazhdojnë diskutimet në aspektin teknik, ne do e shtyjmë miratimin në tërësi të saj për një datë tjetër, për t’ja dërguar më pas Kuvendit”, u shpreh Bylykbashi kryetar i Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin.

Ndërsa Balla deklaroi: “Ramë dakort me unanimitet të plotë që ky proces konsultimi të vazhdojë. Duam që ky proces të mbyllet në një kohë sa më të shpejtë, që ligji të miratohet. Por, ligji ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen në Kushtetutë, dhe Kushtetuta nuk është një ligj që ndryshohet brenda një nate.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama vizitë në Kinë, takim me presidentin dhe kryeministrin kinez, platformë bashkëpunimi në 10 fusha
Zbardhet debati sekret, Braho: Ataturku ka drejtuar Turqinë duke qenë tapë, njërit psh.ia jep doktori. Halimi: Ja për kë dyshojmë se përdor »
Article Logic
Execution time: 0.014183044433594
array(1) { ["section"]=> string(92) "bylykbashi-dhe-balla-ne-nje-ze-shtyhet-miratimi-i-dekriminalizimit-kerkohen-konsultime-26117" }