Bylykbashi: Draftit të PD i janë hequr elementet kryesore, duan të mbrojnë krimin me gjethe fiku

Publikuar tek: politike, më 14:10 01-05-2015 Bylykbashi: Draftit të PD i janë hequr elementet kryesore, duan të mbrojnë krimin me gjethe fiku Oerd Bylykbashi, PD

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha ka pohuar se drafti i lexuar në Parlament nga Deputeti balla është drafti i opozitës por atij drafti sipas Bylykbashit i janë hequr instrumentet kryesorë me qëllim favorizimin e bandave dhe të personave të inkriminuar.

“Heqja e instrumentit të masave të sigurimit personal si arresti me burg apo arrest shtepie për krime te renda nga drafti ynë, heq mundësinë e përjashtimit të kandidatëve me të shkuar kriminale për krime të rënda, duke nxjerrë si të pastër Ramën me Bushin, Ramën me Rroshin, Ramën me Ndokën e të paktën 15 deputetë të tjerë”, deklaroi Bylykbashi.‎

Deputeti përmendi si element të dytë “Heqjen e instrumentit të verifikimit për kandidatët e listave të 2013-ës që do  të marrin mandatin për shkak të largimit të deputetëve që kandidojnë më 21 qershor apo lënë mandatin, heq mundësinë që të kontrollohen kandidatët me të shkuar kriminale që po presin të futen në parlament”.

Së treti Bylykbashi tha se draftit i është hequr instrumenti i verifikimit nëpërmjet shenjave daktiloskopike  që “‎e bën të pamundur verifikimin e personave me të pakten 4 emra të ndryshëm, pra emrat e artit në krim në kërkim ndërkombëtar dhe kjo është bërë enkas për të shpëtuar Rroshin, Frrokun apo deputetë e kandidatë bashkiakë të tjerë”, citoi Bylykbashi.

“Pra, ajo çka lexoi dje Balla, është një gjethe fiku, jo për të bërë dekriminalizimin, por për  ta mbuluar atë, për të gënjyer ndërkombëtarët dhe për t'i dhënë një shans të artë krimit të vazhdojë sundimin, të vazhdojë kandidimin”, përmbylli deputeti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Bozdo: Veliaj shet edhe kryetarin për të bërë karrierë
LSI publikon sloganin e zgjedhjeve të 21 qershorit »
Article Logic
Execution time: 0.022589921951294
array(1) { ["section"]=> string(100) "bylykbashi-draftit-te-pd-i-jane-hequr-elementet-kryesore-duan-te-mbrojne-krimin-me-gjethe-fiku-10163" }