Bylykbashi historik për Metën: Ia u fut të gjithëve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:36 06-03-2015 Bylykbashi historik për Metën: Ia u fut të gjithëve Statusi në ''Facebook'' i Oerd Bylykbashit

Deputeti I PD-së Oerd Bylykbashi i bën një historik të shkurtër kreut të Kuvendit Ilir Metës, duke treguar se ai I ka futur thikën pas shpine Majkos, ka dashur të rrëzojë Nanon, çoi Edi Ramën që për bllokun e tij të organizonte 21 janarin dhe se hante e pinte me Tom Doshin, por tani akuzohet se ka porositur vrasjen e tij.

“Në 1999, Ilir Meta, zëvendëskryeministër, bëri pakt me Nanon që t’i fuste "thikën" pas shpine mikut të tij kryeministrit Majko. Nano u bë kryetar i PS, Meta u bë kryeministër. Në 2001, Ilir Meta, kryeminister, futi korrupsionin në parti duke i blerë mbështetësit në PS të mikut të tij kryetarit Nano dhe synoi t'i rrëmbente partinë. Nano reagoi fort dhe Meta humbi edhe qeverinë.’, shkruan në ‘’Facebook’’ deputeti I PD-së, Bylykbashi.

Po kështu Bylykbashi vazhdon përmbledhjen, duke thënë se për shkak të filmimit me bllokun e korrupsionit, u organizua edhe 21 janari. Sipas Bylykbashit,Meta shiti dhe Berishën.

“ Në 2011, Ilir Meta, zëvendëskryeministër, filmohet me bllokun e korrupsionit të 700 mijë eurove duke bërë pazare me mikun e tij ministër. 21 janari u organizua nga Edi Rama për bllokun e Ilir Metës. Më 1 Prill 2013, Ilir Meta, numri dy i mazhorancës së Berishës, shiti aleatin e tij Berisha për pazarin me kundërshtarin Edi Rama që deshi ta fuste në burg dhe kishte mbushur kancelarite europiane me dosjet e korrupsionit të Metës. Më 2014, Ilir Meta, kryetar i Kuvendit, akuzohet se ka porositur vrasjen e deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Ilir Meta hante dhe pinte me Tom Doshin si miq.’’, thekson deputeti I PD-së.

Sipas tij, Meta ka frikë të ulet para drejtësisë si deputet i thjeshtë.

Me siguri, radhen e ka miku "për koke" Edi Rama. Sigurisht edhe ky i fundit ia ka futur disa herë Metës, dhe Meta e di shumë mirë. Mos të raftë shansi të kesh miqësi të tilla!Disa e quajnë këtë sjellje të Metës si zgjuarsi, disa e quajnë pragmatizëm dhe të tjerë e quajnë politike. Në fakt është një kronikë e gjatë paburrnie që ka si qëllim vetëm pushtetin dhe paratë.’’, e mbyll statusin Bylykbashi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023768186569214
array(1) { ["section"]=> string(55) "bylykbashi-historik-per-meten-ia-u-fut-te-gjitheve-5125" }